Partizani ul "shpetimtarin" Duro
Nje ish-trajner i Partizanit, Shpetim Duro ka marre ne dore drejtimin e ekipit qe ndodhet aktualisht ne pozita te veshtira. Hasan Lika, trajneri qe drejtoi Partizanin per me shume se nje sezon i ka thene "stop" punes se tij ne krye te stolit te kuqv, pas humbjes 2-0 qe Partizani pesoi ne ndeshjen me Dinamon. Interesant eshte fakti se edhe Shpetim Duro eshte shkarkuar nga Partizani ne vitin 02, pas humbjes qe pesoi ne nje ndeshje derbi me Dinamon. Trajneri i ri i Partizanit, deri pak kohe me pare drejtoi ekipin U-17 te kombetares. Shpetim Duro nisi dje nga puna, ne vigjilje te ndeshjes me Shkumbinin.