Konflikti per pronen e perbashket vret 75-vjecarin ne pranga autori
Nje zenke per nje cope toke qe kishin marre me qera ka cuar ne vdekjen e njerit prej bashkepronareve. Ka qene ora rreth 1130 kur ne Yrshek Tirane pas nje grindjeje te castit per motivet pronesie midis Isuf Sinanit 67 vjec dhe Feim Lekes 75 vjec te dy me banim ne kete fshat Leka ka humbur jeten. Menjehere ne vendngjarje shkuan oficere te Policise per Hetimin e Krimeve te Renda te cilet bene sigurimin dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat. Sipas policise paraprakisht dyshohet se viktima dhe autori jane grindur se bashku dhe me pas Sinani ka goditur me arme te ftohte thike 75-vjecarin Feim Leka i cili ka gjendur vdekjen e menjehershme. Per hetimin e kesaj ngjarjeje u ngrit nje grup i posacem hetimor nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Uniformat blu te hetimit te krimit ne kryeqytet pasi keqyren vendngjarjen dhe mblodhen provat arriten ne perfundimin se grindja mes autorit dhe viktimes ndodhi per motive pronesie pasi pak kohe me pare viktima Feim Leka dhe autori kishin marre me qera nje pjese toke me qellim per te kullotur bagetite se bashku. 67-vjecari i dyshuar eshte arrestuar menjehere pas ngjarjes nga efektivet e komisariatit nr. 6. Ka qene nje pune hetimore e kryer nga specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes qe ne bashkepunim me Sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 6 Tirane kane bere te mundur qe te identifikojne e me pas te bejne arrestimin e 67-vjecarit Isuf Sinani si autor i dyshuar per kete ngjarje. Ndaj Sinanit jane marre deklarimet si person nen hetim dhe po merret masa e arrestit ne flagrance per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje. Nderkohe qe materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per hetime te metejshme.