Shkodër, Banorët e evakuar: "Viti i Ri, Zoti të na kthejë në shtëpi"
SHKODER-"I lutemi Zotit që si dhuratë për Vitin e Ri të na sjellë kthimin në shtëpi". Këto janë fjalët (dëshira) që dëgjon më së shumti ndërsa bisedon me familjarë të evakuuar në konvikte. Kanë mbi 20 ditë, që jetojnë në konvikte dhe tashmë kanë humbur dhe shpresën se vitin e ri do ta kalojnë si gjithë të tjerët. Ndërsa temperaturat e dhjetorit janë ulur nën zero gradë, situata për familjet e evakuura është bërë më dramatike. Ato kanë humbur durimin, për kurajë as që bëhet fjalë. Janë burra dhe gra të moshave të ndryshme, por që të gjithë kur nisin të flasin për shtëpitë u mbushën sytë me lot.
"Do kisha dashtë me i pa një herë qeveritarët tanë duke jetu si na, duke qendru në konvikte mes të ftohtit dhe shiut. Vetëm atëherë kanë të drejtë me folë për ne. Deri tash me duket se vetëm recitojnë", - shprehet Fifja, gruaja 50-vjeçare, që jeton në konviktin e shkollës pyjore në qytetin e Shkodrës. Është vendosur bashkë me familjen e saj në këtë konvikt që më datën 3 dhjetor. Gjatë bisedës ajo tregon natën e largimit nga shtëpia "Ka qenë ora rreth 22:00 e darkës. Pasdite ishin largu disa komshinjtë tanë. Për dy orë, uji u rrit shumë. Nuk kishim ça me ba. Erdhi ushtria me kamion të mëdhenj dhe na mori, sepse nuk kishim nga me kalu, pasi rruga kishte mbi një metër ujë. Nuk pata kohë me marrë asgja, as ndërresa. Kam marrë kredi me ble televizorin. Nuk kam pagu as dy muaj kredinë dhe kur kam shku në shtëpi para disa ditësh dhe kam pa në ujë televizorin gati sa nuk më ka ra të fikët", - tregon Fifja nga lagjja "Liria" e qytetit të Shkodrës. Për banorët e rinj të konvikteve jeta është bërë e pamundur. Situata e krijuar dhe rritja sërish e nivelit të ujit i ka bërë ata të përjetojnë edhe më shumë frikë.
Dita e djeshme ka shënuar rënie të nivelit të ujërave në zonat e përmbytura në rrethin e Shkodrës. Burime zyrtare nga Shtabi i Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Shkodrës, mbrëmë bënë të ditur se sipërfaqja e zhytur nën ujë është 6800 hektarë nga 7200 hektarë që ishte dy ditë më parë. Mësohet se me pushimin e reshjeve, ka pasur tërheqje të ujit në disa nga komunat më problematike të këtij rrethi. Ndërkohë familjarët e evakuar bëjnë një jetë të vështirë në ambientet e konvikteve.
(Shkrimi marre nga Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)