E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat tentojnë të grabisin një banesë plagoset kryefamiljari

KORCE-Persona të maskuar kanë tentuar të grabisin gjatë natës një banesë në Devoll të Korcës. Tentativa për grabitje ka shkaktuar plagosjen rëndë të kryefamiljarit.
Gjatë natës, duke u gdhirë dita e sotme, persona të maskuar me maska kanë hyrë në një banesë me synim, grabitjen. Banorët e familjes kanë ndjerë të huajt në banesë dhe janë zgjuar. Për disa minuta ka patur një përleshje mes familjarëve dhe grabitësve, nga ku si pasojë është plagosur rëndë kryefamiljari. Plagë të lehta kanë marrë dhe pjestarë të tjerë të familjes si dhe një fqinj I tyre që ndërhyri ti ndihmojë.
Grabistësit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa mundur të marrin asgjë me vete, ndërsa të afërmit kanë dërguar në gjendje të rëndë në spital, kryefamiljarin, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia, e cila ende nuk bën të ditur emrin e familjes ku u tentua grabitja, është vënë në ndjekje të grabitësve. Në bazë të dëshmive të tyre mendohet se autorët kanë qënë dy persona.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›