Komisioni hetimor i zgjedhjeve, sot vendos Kuvendi
TIRANE- Kuvendi pritet të diskutojë sot në seancën e fundit, për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Seanca parlamentare pritet të jetë e gjatë pasi në rend të ditës do të jenë dhe dy cështje të tjera të rëndësishme: Mocioni me debat për raportin e Komisionit Evropian e thirrur nga deputetët PS dhe akti normativ për pensionet e ushtarakëve.
Çështja e parë është ngritja e komisionit hetimor, për të cilin grupi parlamentar i PS-së ka parashikuar që dje që nuk do ngrihet për shkak të refuzimit nga ana e maxhorancës. Kjo e fundit nuk ka pranuar propozimin më të fundit që PS-ja i bëri, sipas të cilit opozita të ketë kryetarin e komisionit, ndërsa maxhoranca shumicën, por ndërkohë kryetari të ketë 3 vota. Kjo është cilësuar nga deputetët e maxhorancës edhe në komisionin e ligjeve si antiligjore dhe duket se do të jetë pika kyçe e debatit.
Vetë Xhafaj do të mbajë një fjalë sot në seancë për këtë çështje, ndërkohë që një numër i madh deputetësh do të diskutojnë.
Çështja e dytë e rëndësishme është mocioni me debat për raportin e Komisionit Evropian, ku gjithashtu deputetët e PS-së janë përgatitur të shigjetojnë kryetaren e Kuvendit dhe kryeministrin për mënyrën e tij të qeverisjes.
Parlamenti pritet të diskutojë sot edhe në lidhje me aktin normativ për pensionet e ushtarakëve, të cilët nga ana e tyre kanë lajmëruar një protestë, që do të nisë para seancës. Opozita u ka premtuar ushtarakëve se do të jetë në krah të tyre dhe do ta kundërshtojë këtë akt, për të cilin shoqata kombëtare ka shprehur vërejtje dhe e ka cilësuar antikushtetuese.
"Gazeta Shqiptare" duke cituar burimet nga Kuvendi, informon se në seancën e sotme janë hequr nga rendi i ditës të gjitha marrëveshjet e projektligjet, që presin deri në fillimin e sesionit të janarit.
(s.g/BalkanWeb)