Korçë, jepet pretenca për vrasjen e taksistit

Organi i hetimit kërkoi burgim të përjetshëm për Elkiero Revanin, ndërsa ndaj shtetasve Arnest Xhaçkën, Kastriot Paplekën, Domeniko Kumrien, Amarildo Selmanin dhe Jurgen Zeqon, i kërkua nga 45 vite burg për gjithsecilin.
Çështja po rigjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë pas kthimit që bëri Apeli në nëntor të vitit të kaluar “për shkelje të rënda procedurale” gjatë gjykimit. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2010, ku humbi jetën taksisti Fredi Talelli, 36-vjeç, i cili u zbulua se u vra për t’i grabitur automjetin dhe paratë.
Në atë kohë, autorët e këtij krimi në Bilisht i kanë kërkuar viktimës t’i merrte si pasagjerë dhe në afërsi të fshatit Korite shtetasi A.Xhacka ka qëlluar me armë zjarri automatik duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas autorët e kanë zbritur viktimën nga automjeti duke e hedhur në kodrat e fshatit Koritë dhe janë larguar në drejtim të qytetit të Elbasanit me qëllim shitjen e mjetit të vjedhur me një shumë prej 2000 eurosh.
Ky mjet është gjetur i braktisur nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan në vendin e quajtur Përroi i Kushës. /Start/
2012-04-20 17:02