Pagat minimale, e arritëm Bullgarinë!

Këshilli Kombëtar i Punës, miratoi sot vendimin e Këshillit të Ministrave “Për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi”.
Qeveria kishte kërkuar që paga të rritej më shumë, por presionet e biznesit duket se e kanë frenuar këtë kërkesë, duke bërë që rritja të jetë vetëm 10 mijë lekë të vjetra. Qeveria rrit çdo mesviti pagat dhe pensionet, si masë për të indeksuar rritjen e çmimeve.
Kreu i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolla, theksoi se duhet bërë një saktësim. “Nuk kemi rritje të pagës minimale, por thjesht indeksim”, nënvizoi Nikolla. Ministria e Punës me anë të një njoftimi sqaron se me këtë rritje, Shqipëria arrin Bullgarinë, një nga vendet më të korruptuara dhe të varfra të Evropës, por mbetet pas shumë vendeve të tjera të rajonit. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale e pranoi vetë këtë fakt. “Sipas një studimi të vitit 2011, Shqipëria me gjithë rritjet e përvitshme të pagës minimale ka nivelin më të ulët në Rajon që shkon 142 euro, nga 148 euro Bullgaria,161 euro Rumania, 166 euro Serbia, e deri tek vendi me pagën më të lartë minimale në Rajon, Kroacia në nivelin 371 euro”, tha Ksera.
Ai shtoi se kjo rritje është në përputhje edhe me objektivin për uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies. “Me rritjen më të fundit të pagës minimale në shkallë vendi në masën 5%, paga minimale në Shqipëri barazohet me pagën minimale të Bullgarisë”, thekson Ministria e Punës.
Për caktimin e masës së pagës minimale në shkallë vendi, propozuesit janë mbështetur në programin e Qeverisë në fushën e pagave, mundësitë e buxhetit të shtetit dhe në nenin 4 të Kartës Sociale Evropiane dhe Rekomandimet e Komitetit të Ministrave. “Është propozuar që paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 21.000 lekë në muaj nga 20.000 lekë në muaj, duke u rritur me 5%”, sqaroi drejtori Juridik i Ministrisë së Punës, Astrit Kuka.
Sipas sistemit të pagave të punonjësve mbështetës, mbi pagën bazë jepen shtesa për vështirësi, dëmshmëri shëndeti, natyrë të veçantë pune, vjetërsi në punë etj., të cilat shkojnë mesatarisht 50% mbi pagën bazë. Duke llogaritur këto shtesa, paga për punonjësit që punojnë në punët më të thjeshta në sektorin shtetëror shkon mesatarisht në rreth 31.500 lekë në muaj. Në sektorin publik dhe veçanërisht në atë buxhetor, caktimi i pagës minimale ka ndikim në sistemin e pagave dhe reflekton në rritjen e pagave të niveleve më të larta, pasi kjo pagë shërben si bazë e ndërtimit të sistemit të pagave për punonjësit mbështetës.
“Zhgënjimi” për punëtorët në sektorin privat
Në Shqipëria ka dhjetëra fabrika fason që punësojnë mijëra gra e vajza dhe që pagat e tyre nuk i kalojnë të 200 mijë lekëve të vjetra. Kjo është kategoria që preket më shumë nga rritja e pagave, rritje e cila do të vijë pas 6 muajsh. Kryeministri Berisha krenohet shpesh me administratën e vogël që ka Shqipëria, dhe kjo tregon gjithashtu, se numri më i pakët i punonjësve është në administratën publike. “Në projektvendim parashikohet që paga minimale prej njëzet e një mijë lekë në muaj të fillojë efektet financiare nga data 1 Korrik 2012 për sektorin publik, ndërsa për biznesin rritja e pagës minimale hyn në fuqi më datën 1 Janar 2013, me kërkesë të përfaqësuesve të biznesit”, thekson Ministria. /S.Ll/Start/
2012-06-25 14:40