Tre në pranga për vjedhje

Fillimisht, në pranga përfundoi shtetasi Kledis Hysa, 28-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dy herë për vjedhje kasetofonësh. Arrestimi i tij u krye sepse në orën 16.00, në rrugën “Sotir Kolea”, ka vjedhur me thyerje kasetofonin e automjetit te tip “Benz 190 D”, dhe pas 200 metrash nga vendi i ngjarjes tek Disko Kalvin, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, së bashku me kasetofonin të cilin e kishte të fshehur në trup.
Nga hetimet e menjëhershme, ka rezultuar se ky shtetas është autori i kryerjes dhe të disa veprave të tjera penale të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.1. Vjedhjet e tij janë kryesisht kasetofonët e automjeteve. Nga Komisariati i Policisë Nr.5 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klodian Zenullari, 31-vjeç, banues në Kodër Kamëz Tiranë, i dënuar dy herë për vjedhje dyqanesh dhe banese. Arrestimi i tij u bë në tregun e lagjes Kodër Kamëz u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë të Komisariatit nr.5 Tiranë, duke vjedhur në xhep shumën prej 700 lekësh një shtetaseje. Nga ana policisë shtetasit Klodian Zenullari i’u bë sekuestrimi i provës materiale të lekëve të vjedhura.
Gjithashtu, u krye ndalimi nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë i shtetasit në kërkim Ilirjan Ali Gjuni, 18 vjec, banues Paskuqan Tiranë, me arsim 8 klasë. I shpallur në kërkim, nga DPQ Tiranë, më datë 15.06.2012, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka dërguar urdhrin e dt.06.06.2012, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Tiranës, e cila ka zëvendësuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhje”. /Start/
2012-06-25 10:49