E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet për vdekje kalimtari, pranga drejtuesit

Policia bëri me dije se viktima është shtetasi Halit Helezaj, i cili është qëlluar për vdekje nga një automjet tip Audi A3, teksa po tentonte të kapërcente rrugën për të dalë nga njëra anë në tjetrën.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasi Agron Zylfo, 40 vjec, banues në Vorë. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit fillimisht është ndaluar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, ku mjeti është gjetur i braktisur në rrugën dytësore të autostradës Vorë -Tiranë përballë servisit “Volvo”  në Gjokaj, ndërsa drejtuesi i mjetit është dorëzuar rreth orës 21.30, në Drejtorinë e policisë së Tiranës.

Mjeti veture “Audi A3” u bllokua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi Agron Zylfo, dyshohet se nuk është i pajisur me dëshmi aftësie për drejtim automjetesh (teksa pretendon se është i pajisur me dëshmi aftësie angleze). Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Start/

                                                                                             2012-06-25 11:04
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›