Konflikti për pronën, i riu dhunon dy të moshuarit në Konispol
Konflikti për pronën ka degjeneruar në akte dhune në Konispol. Mesditën e sotme dy të moshuar kanë rënë pre e dhunës së një të riu pas një konflikti pronësie.
Autori i këtij veprimi është 26 vjecari, Altin Dalani, i cili ka dhunuar 78 vjecarin Shaban Nurka dhe Myrvete Nurkën 57 vjec.
Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka bërë dhe shoqërimin e të riut në komisariat.
Ndërsa dy të moshuarit janë dërguar janë dërguar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.