Projekti 2KR, sekuestrime debitorëve

Gjatë kësaj jave, inspektorët e AZHBR-së kanë qenë në Lapardha të Beratit ku kanë nisur çmontimin e një linjë të përpunimit të ullirit dhe prodhimit të vajit. Veprimi i inspektorëve të AZHBR-së ka ardhur pas tentativave të herëpashershme me këtë subjekt debitor, me qëllim vjeljen e detyrimeve financiare prej disa milion lekësh.
Sekuestrimi kas nisur dhe është bazuar në të gjitha dispozitat ligjore, duke qenë e vetmja mënyrë për të mos lejuar abuzimet e mëtejshme nga subjektet apo personat që kanë përfituar nga skemat financuese të ish projektit 2KR. “Jemi sot në Lapardha të Qarkut Berat për të bërë inventarizimin dhe marrjen në dorëzim të kësaj linje të përpunimit të ullirit, si pasojë e mospagesës së kësteve të parashkruara në kontratat e lidhura mes subjektit dhe ish projektit 2KR. E njëjta procedurë do të ndiqet dhe me subjektet e tjera që nuk plotësojnë kushtet e kontratave”, tha gjatë së premtes Dorian Hila, inspektor i Sektori i Menaxhimit të Borxhit në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
Sekuestrot kanë nisur para disa javësh dhe linja e parë që u çmontua dhe sekuestrua ishte në Ndroq të Tiranës. Veprime të ngjashme do të vijojnë në javët e ardhshme dhe bëhet fjalë për disa subjekte që kanë përfituar nga fondi kundër parti, donacione të qeverisë japoneze nëpërmjet projektit 2KR, por nuk kanë përmbushur detyrimet kontraktuale për shlyerjen financiare të detyrimeve.
Pasi kanë parë situatën e krijuar me disa subjekte, me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit është ngritur një grup pune për të evidentuar të gjithë problematikën me ecurinë dhe përmbushjen e kontratave me subjektet që përfituan fondet kundër parti.
Në bazë të dokumentacioneve dhe kushteve të përcaktuara në kontrata, janë lëshuar urdhër sekuestrimet e para dhe disa urdhra sekuestrimi të tjerë do të lëshohen gjatë ditëve në vijim. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të bashkëpunojë me çdo fermer apo sipërmarrës i cili dëshiron të investojë duke përfituar nga fondet kundër parti, nga grantet apo skemat e subvencionimit, por nuk do të tolerojë mos respektimin e detyrimeve kontraktuale. /Start/
2012-06-15 11:46