Fier, zjarri përfshin një pyll me pisha

Ardhja e stinës së verës rikthen zjarret në vend. Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët një pyll me pisha në Pishporo të Fierit.
Mësohet se dy zjarrëfikëse janë drejtuar drejt vendit ku ka rënë zjarri, ndërsa flakët po përparojnë me shpejtësi, në kushtet se era po favorizon përhapjen.
Gjithashtu drejt vendngjarjes janë nisur dhe forca të policisë, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit, nëse ka qenë dicka aksidentale apo i qëllimshëm.