Konflikti për pronën, plagosen dy vëllezër në Peshkopi, pranga 25-vjeçarit
PESHKOPI – Konfliktet për pronën vijojnë të mbeten ndër shkaqet kryesore të përplasjeve, që shpesh herë kanë përfunduar edhe me viktima. Paraditen e sotme në Peshkopi dy vëllezër janë plagosur rëndë me mjete të forta, pas një sherri në qendër të qytetit.
Burime nga policia konfirmojnë se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i hershëm pronësie. Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy vëllezërit Agron dhe Shpëtim Kacani, të cilët janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e krimit, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe autorin Çerçiz Bana, 25 vjeç.
(er.nu/BalkanWeb)