Betohen deputetët, nis votimi për kryetarin e ri të Parlamentit
TIRANE- Komisioni i verifikimit të mandateve nuk konstatoi asnjë pavlefshmëri gjatë verifikimit të mandateve të140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Pas leximit të konkluzioneve të raportit nga Armando Subashi, deputetët bënë betimin njëri pas tjetrit. Sipas rregullores parlamentare, drejtuesi i seancës, Namik Dokle, lexoi tekstin e betimit dhe secili nga ligjvënësit u ngrit në këmbë duke thënë "Betohem".
Menjëherë më pas, Kuvendi nisi procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, që sikundër është bërë e ditur tashmë, do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.
KUVENDI NIS PROCEDURAT PER ZGJEDHJEN E KRYETARIT TE RI
Ora 11:45 - Pas betimit të deputetëve, Kuvendi nisi pikën tjetër të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së kryetarit të legjislativit. Si anëtarë të komisionit të votimit, kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruci propozoi deputetët Spartak Braho dhe Ermonela Felaj.
Në emër të LSI-së, Petrit Vasili propozoi Luan Ramën, ndërkohë që Edi Paloka në emër të grupit të PD-së propozoi deputetët Igli Cara dhe Keltis Kruja.
Kryesuesi i seancës Namik Dokle lexoi propozimin për emërimin e Metës në krye të Kuvendit. Lista e deputetëve që kishin firmosur kandidaturën e Metës kryesohej nga Edi Rama.
KOMISIONI I VERIFIKIMIT TË MANDATEVE: NUK U GJETËN RASTE PAVLEFSHMËRIE
Ora 11:30 - Komisioni i verifikimit të mandateve nuk konstatoi asnjë pavlefshmëri gjatë verifikimit të mandateve të140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Armando Subashi lexoi konkluzionet e komisionit, duke nënvizuar vetëm rastin e Vasil Bicajt, i cili ka deklaruar se refuzon të bëjë betimin duke hequr dorë nga mandati i deputetit.
“Në lidhje me këtë rast, i takon kryesuesit të seancës të veprojë në bazë të rregullores së Kuvendit.”- tha Subashi.
“KQZ ka marrë vendimin përfundimtar për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve i cili përfshin nurin e votave dhe mandateve. Sipas këtij vendimi mandatet janë ndarë: ASHE 83 mandate, PS 65, LSI 16, PBDNJ 1, PKD 1 mandat. APMI 57 mandate, PD 50, PR 3, PDIU 4 mandate. Mandatet e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë janë të vlefshme.”- thuhet në konkluzionet e komisionit.
Vendin e Vasil Bicajt do ta zërë kandidati pasardhës në listën e PD-së për Lezhën, Mhill Fufi.
SOT BETOHEN DEPUTETET
Ora 08:00 - Dje Kuvendi celi punimet e seancës së parë të legjislativit të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Seanca i mbylli punimet në orën 18:22, duke zgjatur kësisoj vetëm 12 minuta.
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha dhe pasardhësi i tij, Edi Rama shmangën qoftë edhe një shtrëngim duarsh ndërkohë që nuk munguan përshëndetjet e kortezisë mes deputetëve të të dyja krahëve.
Sikundër ishte bërë e ditur, punimet e Parlamentit të ri i çeli, Namik Dokle, që në bazë të rregullores është deputeti
i dytë më i vjetër në moshë pas Berishës që më herët bëri publik vendimin e tij për të refuzuar hapjen e seancës.
Në fjalën e tij, Dokle nuk harroi të vinte në dukje nisjen e seancës pa bojkot nga palët, teksa u bëri apel grupeve parlamentare për
bashkëpunim dhe mirëkuptim në respekt të votës së popullit.
Kuvendi më pas miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve të 140 deputetëve të rinj. Kjo procedurë, sipas rregullores parlamentare, i hap rrugën zgjedhjes së organeve drejtuese të Kuvendit. Komisioni përbëhet nga 9 deputetë: 4 nga Partia Socialiste (Armando Subashi, Ermonela Felaj, Besnik Bare dhe Vexhi Muçmata); 1 nga Lëvizja Socialiste për Integrim (Vangjel Tavo) dhe 4 nga Partia Demokratike e opozitës (Voltana Ademi, Oerd Bylkbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani).
Gjatë kësaj seance u zgjodh edhe Sekretaria e Përkohshme e Kuvendit, me anëtarë 3 deputetët më të rinj të Kuvendit, (Ylli Shehu, Olta Xhaçka dhe Klajda Gjosha).
(vijon)
(d.b/er.nu/BalkanWeb)