E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, zbresin 6 gratë: 5 ditë afat për realizimin e marrëveshjes

Pesë ditë afat ndaj firmës për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar tre vite më parë. Ky ka qenë kushti i 6 grave të hipura në tarracën e pallatit, në zonën e “Unazës së Re”, që prej mëngjesit të djeshëm. Janë dashur përpjekje dhe orë të tëra për komisariatin nr. 6 të kryeqytetit të negociojë me gratë për ti bindur të zbresin nga tarraca. Gjatë ditës së djeshme gratë pranuan ofertën që të merrnin 12 për qind të banesave të ndërtuesit të pallatit Namik Pelivani. Ato kanë përsëritur sot se nuk do të zbresin prej andej derisa të zbatohet marrëveshja e lidhur me pronarin tre vite më parë. Grate kane theksuar se ndërtuesi i pallatit ku kanë pasur shtëpitë e tyre, nuk u njeh kontratat e nënshkruara disa vite më parë. Sipas këtyre kontratave ndërtuesi do të kompensonte shtëpitë e prishura me apartamente dhe dyqane në pallatin që do të ndërtohej. Pas zbritjes nga pallati, në një prononcim për Ora News, njëra nga gratë deklaroi se do të ndërmarrin cdo lloj nismë deri në realizimin e marrëveshjes, duke përjashtuar vetëm mundësinë e ngjitjes sërish në taracë.

"Nëse nuk zbatohet kontrata brenda pesë ditëve do ta ndjekim deri në fund këtë cështje. Nuk do ngjitemi më në tarracë, ne do të protestojmë në rrugë. Kemi besim se gjithshcka do të realizohet, por nëse jo ne do ta ndjekim deri në fund këtë cështje. Duke filluar nga nesër ne do të jemi këtu tek pallati, nëse nuk realizohet marrëveshja, do të përshkallëzojmë lëvizjet"tha njera nga grate.

Ndërkohë që prej ditës së djeshme poshtë pallatit kanë qëndruar edhe familjarët e tyre, ndërsa situata është monitoruar nga forcat e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›