E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit: Kalimi drejt Malit të Zi me kartë identiteti

Tashmë të gjithë shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt Malit të Zi vetëm me kartë identiteti. Në një njoftim për shtyp Policia e Shtetit informon qytetarët shqiptarë se, në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar me Malin e Zi, mund të kalojnë me kartë identetiteti, në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve. Ndërkaq Autoritetet policore malazeze e konfirmuan vënien në zbatim të kësaj marrëveshje nga ana e tyre dhe gjatë pasdites së sotme qytetarët shqiptarë kanë kaluar drejt Malit të Zi me kartë identiteti.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në datën 14 dhjetor nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Roçen. Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila gjatë presidencës së iniciativës rajonale MARRI, në vitin 2010, lançoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i quajtur ndryshe krijimi i një Shengeni Ballkanik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›