E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja në Tiranë, Policia 10 000 Euro për personin që dorëzon autorët

10 000 Euro, është shuma që Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka vendosur për personin që do të japë informacione të vlefshme, që të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve, të grabitjes së NBG Bank. Në një njoftim për shtyp policia thekson:

“Ditën e sotme rreth orës 15.30`, pranë Sheshit "Shtraus" në NBG Bank, gjatë një tentative për vjedhje me armë të filialit të kësaj banke, kanë mbetur të plagosur, roja i Bankës shtetasi Skënder Elmazi, 53 vjec, me banim në Tiranë si dhe është plagosur duke gjetur vdekjen më pas në spital, punonjësia e Bankës shtetasja Leonora Kaloci, 45 vjeç, banuese në Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 dhe Nr.1 Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para proçeduriale duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje.

Aktualisht, të gjitha strukturat e Policisë së Kryeqytetit janë duke punuar me intesitet në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, vendos shumën prej 10 000 (dhjetë mijë) Euro, për personin që do të japë informacione të vlefshme, që të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve, në çdo rast duke ruajtur anonimatin Tuaj.

Sa më sipër, lidhur me informacionet Tuaja, mund të telefononi ose dërgoni mesazh në numrat celular të drejtuesve të Policisë së Kryeqytetit : 069 41 10 364; 069 41 00 751; 069 41 02 018”-përfundon njoftimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›