E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i BB-së: Ekonomia ruse "vuan nga dobësitë"

Banka Botërore deklaron se Rusia po përjeton një periudhë të rritjes solide, megjithatë ekonomia e saj vazhdon të vuajë nga dobësi të ndryshme.

Në raportin e publikuar të martën, ky institucion parasheh rritje për 3.5 për qind në vitin 2012 dhe 3.9 për qind më 2013, çfarë është më pak se 4.3 për qind se vitin e kaluar, kohë kjo kur Rusia u bë ekonomia e nëntë më e madhe në botë.

Banka Botërore thotë se ftesa për Rusinë për të aderuar në Organizatën Botërore të Tregtisë në verë të 2012-ës, pas shumë viteve negociata, “është një mundësi unike dhe e rëndësishme” për zhvillimin ekonomik të vendit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›