Konflikti për tokën në qendër. Agjencia: Toka është shtetërore
TIRANË- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka reaguar pas konfliktit të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për tokën në qendër të kryeqytetit. Ekspertët e agjencisë kanë deklaruar se pas hetimit administrativ rezulton se toka është në pronësi të shtetit dhe jo të pronarëve dhe komunitetit mysliman. Ndërkohë, akuzat në distancë për këtë tokë mes palëve kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Ndaj konfliktit për këtë pronë ka reaguar edhe shoqata e Ndërtuesve, e cila ka kërkuar që lejet e ndërtimeve të vlerësohen si asete me vlerë, pasi në të kundërt dëmtohet, jo vetëm kompania private por edhe financat e shtetit.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)