Qeparo, kapet një gomone 6 m e gjatë
QEPARO- Një gomone 6 metra e gjatë, me dy motorë të modifikuar nga 250 kuaj fuqi, është gjetur e fshehur nga policia e Vlorës. Sipas policisë kufitare të Vlorës, gomonia dyshohet se përdorej për transportimin e drogës drejt Greqisë. Gomonia është gjetur në Qeparo, e fshehur mes shkurreve. Policia kufitare bën të ditur se ka mundur të identifikojë edhe pronarët e gomones. Policia nuk i bën të ditur emrat e tyre për arsye hetimi.
(m.a/BalkanWeb)
(m.a/BalkanWeb)