E Diel, 1 Nëntor 2026

U dëbuan nga i ati, rrezikojnë të mbeten pa shkollë

PUKË- Mësues të shkollës 9 vjecare “Migjeni” në Pukë ngrenë shqetësimin për mungesë arsimimi, për fëmijët e familjes Neziri, të cilët pak ditë më parë u strehuan në Tiranë, pas marrjes në dorëzim të rastit nga ana e shërbimit social. Sipas mësuesve të tre fëmijët kanë mbetur pa shkollë që nga dita kur u strehuan në spitalin e qytetit të Pukës dhe më pas në Tiranë. Madje mësuesit kanë bërë apel nëpërmjet News 24, që shërbimi social shtetëror të ndjekë cështjen deri në fund, duke i sistemuar tre nga katër fëmijët e familjes Neziri në shkollë. Sipas tyre, vëllezërit Behar, Bekim dhe Blerim Neziri rrezikojnë të mbeten mbrapa me arsimimin, si shkak i mungesës që u shtohet cdo ditë. Mësuesit e tyre i kanë kërkuar edhe Drejtorisë Arsimore ta ndjekë cështjen, pasi mostërheqja e dokumentacionit pranë shkollës ku ata mësonin, tregon se këta fëmijë nuk kanë vijuar shkollën pas marrjes nën përkujdesjen e shërbimit social shtetëror. Ndërkohë, sipas burimeve nga shërbimi social shtetëror kanë nisur tashmë procedurat për tërheqjen e dokumentacionit nga Puka dhe me marrjen e certifikatave të fëmijëve, ata do të stabilizohen në shkollë nga qendra që po kujdeset për ta në Tiranë. Historia e dhimbshme e Lirie Nezirit dhe katër fëmijëve të saj, të cilët pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari dhe dëbimi i tyre nga banesa e përbashkët, u strehuan në spitalin e qytetit, cka solli reagimin e menjëhershëm të strukturave shtetërore pas publikimit të rastit në News 24. Ndërkohë burime policore, shtojnë se kryefamiljari Brahim Neziri vazhdon të hetohet në gjendje të lirë, pasi ka deklaruar se dhuna e ushtruar prej tij nuk ishte aq e ekzagjeruar. Gjithsesi strukturat shtetërore kanë filluar procedurat për heqjen e përkujdesjes prindërore.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›