Sot Milan-Real Madrid, beteja dy e gjigandëve
MILANO- Milani ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes me Realin e Madridit sot në mbrëmje. Përballja mes dy skuadrave që e kanë fituar më shumë këtë trofe është një klasike e futbollit europian dhe një gjë e tillë u pa edhe dy javë më parë në Madrid. Ndonëse vinte pas një periudhe tepër negative, Milani arriti të fitonte 3-2 në fushën e Realit të yjeve. “Kjo është një nga ato ndeshje që tifozët kanë një pritje të madhe, - tha trajneri Leonardo. – Duket si një ndeshje Botërori, dy javë më parë ishte sfida më e shikuar dhe kështu do të jetë edhe të martën”, deklaroi ai. I pyetur se çfarë ka frikë nga kundërshtarët e sotëm, Leonardo u përgjigj me një fjalë: gjithçka. Ndërkohë, Ronaldinjo premtoi se këtë herë përveçse do të japë pasime për shokët e skuadrës, do të mundohet edhe të shënojë. “Shokët e skuadrës dhe trajneri tani beson më shumë te mua. Kam bërë një përgatitje të mirë, kështu që gjërat duken më të lehta tani”, u shpreh Ronaldinjo.
Në krahun tjetër, Reali i Madridit kërkon të harrojë disfatën e pësuar dy javë më parë në Bernabeu, duke triumfuar në takimin e sotëm. Për madrilenët do të mungojë sërish Kristiano Ronaldo, ndërkohë që edhe Raul Gonzales pritet ta nisë nga stoli. “Në ndeshjen e para dy javëve ne luajtëm dy pjesë të ndryshme, - deklaroi mesfushori Ksabi Alonso. – Vuajtëm shumë pas golave të Milanit, por gjithashtu mësuam se Milani është një skuadër shumë e fortë dhe e aftë të sjellë shqetësime në çdo moment”, shtoi spanjolli. Ndërkohë, ndeshja duket akoma më e rëndësishme për trajnerin Manuel Pelegrini, që rrezikon edhe shkarkimin në rast se do të humbasë në San Siro. “Ndeshja e para dy javëve nisi shumë mirë për ne, por më pas ndoshta humbëm përqendrimin. Nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi, sepse ne kemi futbollistë që e kanë fituar disa herë këtë kompeticion”, deklaroi Pelegrini. Trajneri i Realit mohoi gjithashtu se ai është në rrezik, duke deklaruar se ka marrë garanci nga presidenti Perez se do ta respektojë kontratën 2 vjeçare.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)