Konfliktohet me pronarin dhe i demton lokalin
Nje 39-vjecar eshte proceduar penalisht nga policia e Korces pasi gjate nje zenke me pronarin e nje lokali i ka demtuar pronen. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena te policise lokale sipas te cilave i ndaluari eshte 39-vjecari Romeo Kreka banues ne lagjen nr. 5 te qytetit te Korces. Sipas policise Kreka duke qene ne gjendje te dehur pasditen e te merkures u konfliktua me pronarin e nje lokali ne lagjen nr. 9 te cilit policia i jep vetem inicialet E. D. 32 vjec. Gjate konfliktit Romeo Kreka i ka shkaktuar me pas deme me thyerje xhamash e karrigesh ne lokal te cilat kapin vleren e 20.000 lekeve te reja. Policia tha se Romeo Krekes i rendon tashme akuza per konsumim te vepres penale te Shkaterrimit te prones me dashje dhe ai po ndiqet penalisht nga prokuroria e qytetit.