E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhen motorin dhe nje supermarket dy ne pranga

Dy persona jane arrestuar nga policia e kryeqytetit gjate 24 oreve te fundit pasi dyshohet te jene autoret e vjedhjes se nje supermarketi si dhe te nje motociklete. Sipas te dhenave te policise se kryeqytetit gjate dites se djeshme mesohet se nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 3 Tirane u krye arrestimi ne flagrance i Arben Xhaxhos 27 vjec nga Tirana. Arrestimi i tij u krye sepse rreth ores 1045 te se merkures ne bulevardin Zogu i Pare ne Tirane dyshohet se ka vjedhur disa sende ushqimore ne supermarketin ne pronesi te nje shtetasi banues ne rrugen Mustafa Haska. Nderkohe qe po gjate mbremjes se te merkures gjithashtu nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 2 Tirane u krye arrestimi ne flagrance i Fredi Rrustemit 37 vjec nga Tirana sepse ne oren 1730 ne bulevardin Bajram Curri afer pallateve Agimi dyshohet se ka vjedhur motorin tip Uingan 110 kubik me targe TR 257 E ne pronesi te nje shtetasi. Kapja e tij u realizua nga sherbimet e Komisariati te Policise nr. 3 ne rrugen Reshit Collaku ne Tirane nderkohe qe materialet do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Vjedhjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›