Vdes ne aksident rrugor 30-vjecari plagoset e shoqja
Nje 30-vjecar drejtues i nje automjeti ka gjetur vdekjen si pasoje e nje aksidenti te rende automobilistik nderkohe qe e plagosur ka mbetur edhe bashkeshortja e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne fshatin Qeparo te Himares kur Aurel Kapaj 30 vjec ka gjetur vdekjen e menjehershme gjate aksidentit. Policia e lajmeruar nga banore te tjere te zones ka shkuar menjehere ne vendngjarje duke bere edhe transportimin me urgjence per ne spital te bashkeshortes se tij te re. Nderkohe ekspertet rrugore kane filluar punen per hetimin e shkaqeve te aksidentit dhe sipas te dhenave te para mesohet se gjithcka dyshohet te kete ndodhur si pasoje e shpejtesise se madhe jashte normave te lejuara ne kete aks rrugor. Nderkohe gruaja e te ndjerit ende ndodhet ne spital ku edhe po merr trajtimin e plote te mjekeve specialiste.