E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfrenca e Kryetarëve miratoi sot kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot në mesditë kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 19 janar-5 shkurt. Sipas burimeve nga Kuvendi, axhenda parlamentare pritet të nisë të hënën (19 janar) me hapjen zyrtare të sesionit të ri, i cili është dhe i fundit për këtë Legjislaturë, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 28 qershor 2009. Kalendari trejavor i punës së Kuvendit do të vijojë me shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme, të mbartura nga sesioni i mëparshëm, si p/ligji "për administratën gjyqësore", p/ligji "për gjykatat administrative", si dhe nisma të tjera të propozuara nga qeveria që lidhen me projekte në infrastrukturë, ujësjellësa, etj. Konferenca e kryetarëve vendosi që gjatë javës së ardhshme të zhvillohet vetëm seanca e ditës së hënë, ndërsa të enjten është rënë dakord që Kuvendi të mos mblidhet me qëllim që t'iu jepet kohë komisioneve parlamentare të shqyrtojnë projektligjet e parashikuara. Gjithashtu, Konferenca miratoi dhe grafikun e raportimit vjetor në parlament të institucioneve kushtetuese dhe organeve të tjera në varësi të Kuvendit. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›