Braçe: Qeveria nuk ka kërkuar falje për Gërdecin

Partia Socialiste reagoi sot në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Nënkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Erion Braçe, bëri të ditur sot, gjatë një konference për shtyp, se, “qeveria jo vetëm, që nuk ka kërkuar falje për 26 viktimat e Gërdecit, por në këto 300 ditë ka bërë të gjitha përpjekjet për moszbardhjen e të vërtetës. Gërdeci nuk është një fatkeqësi, por një simbol i dukshëm i një sistemi ekonomik kriminal, që shfrytëzon pa mëshirë nevojën për të jetuar të çdo burri, gruaje, të moshuar dhe fëmije".
...