E Diel, 1 Nëntor 2026

Konglomeratet e hipokrizisë majtiste nuk mund të pengojnë edhe më tej aspiratën tonë integruese

Në kohën kur lindi demokracia në Shqipëri, bashkë me të lindi edhe partia e parë opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë. Shumica e shqiptarëve e mbështetën me shpirt dhe zemër lindjen e demokracisë në Shqipëri. Lëvizja studentore dhe lëvizja punëtore për liri e demokraci, tundën nga themelet dhe rrëzuan sistemin diktatorial i cili kishte sunduar afër  një gjysëm shekulli. Këta dy lëvizje ishin shinat e para ku treni i demokracisë do të lëvizte drejt të ardhmes, drejt lirisë dhe demokracisë europiane dhe asaj perëndimore. Në ato vite askush nuk mendonte se ky tren mund të ngadalësonte shpejtësinë e vet për në Europë nga një parti, e cila u trashëgua nga diktatura komuniste, e quajtur me emrin e sistemit të kaluar, Partia Socialiste. Rreth kësaj partie u mblodhën nostalgjikët, karrigethyerit, ish-të previligjuarit, dallkaukët, matrapazët dhe ata që kishin përlyer duart e tyre me gjakun e këtij populli të vuajtur. Pra, këta njerëz u bënë pjesë e Partisë Socialiste pas rrëzimit të sistemit diktatorial në Shqipëri. Kjo parti e majtë nuk u themelua, nuk lindi, siç ka ndodhur në gjithë botën në momentet kur pluralizmi politik vinte si një frymë e re e fuqishme e demokracisë. Por, këtu te ne, Partia Socialiste erdhi dhe doli në skenën politike si rezultat i vijimësisë së transformimit të politikës së partisë mëmë, (Partisë së Punës), e cila dhe kjo e fundit ishte transformuar dhe herë të tjera nga diktatori (Partia Komuniste)  si një parti filo ruse. Siç dihet nga të gjithë, në skenën poitike të pluralizmit politik pas vitit 1990 u radhit një parti e vjetër e diktaturës, por në aparencë e transformuar. Rreth kësaj partie u mblodhën grupe njerëzish hipokrit. Ndaj dhe politika e Partisë Socialiste është politikë e hipokritizimit. Ky konglomerat ultra bazikë i politikës së hipokritizimit, është njolla më e zezë e demokracisë në Shqipëri e cila shpeshherë e ka mbajtur peng zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo politikë e prodhuar nga majtistët,  shpesh herë ka mbajtur peng këtë popull të mrekullueshëm dhe këtë vend të shkëlqyer të Ballkanit. Gjatë 18 viteve të demokracisë në Shqipëri, Partia Socialiste dhe fraksionet e tyre janë munduar që ta frenojnë zhvillimin dhe të ardhmen e demokracisë në Shqipëri. Këtë e tregojnë veprimet e tyre duke ndjekur në vazhdimësi një politikë destabilizuese për shtetin, ku po përmendim vitet e para të lindjes së pluralizmit politik 1990-1991, ku insistuan të mbysnin me gjak lëvizjen studentore dhe lëvizjen punëtore në Tiranë, Kavaj, Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë, ku disa prej organizatorëve,  flijuan dhe jetën e tyre për të ardhmen e demokracisëë. Kontributi i tyre është i paharruar në zemrën dhe mendjen e demokratëve.
Politika e hipokritizimit të së majtës nuk e pushoi aktivitetin e saj edhe në vitet e mëvonshme kur demokracia po stabilizohej dukshëm në Shqipëri. Një pengesë e madhe për zhvillimin e demokracisë ajo ngriti në vitin 1997, e cila hyri në kujtesën e shqiptarëve si viti i rebelimit komunist. Pas ardhjes në pushtet në vitin 1998 ata kryen dhe ripërsëritën akte të tjera makabre duke derdhur plumba para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke shuar pabesisht jetën e tribunit të demokracisë, heroit të lirisë e demokracisë në Shqipëri Azem Hajdarin. Me këtë ata u munduan të vrasin shpresën e demokratëve të të gjithë Shqipërisë, të dëmtonin Partinë Demokratike si parti e parë opozitare e cila me mbështetjen mbarë popullore rrëzoi sitemin më të egër diktatorial në Europë. Këto përbëjnë bëmat më të mëdha që ata kanë organizuar kundra zhvillimit e demokracisë në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq, ata me qeverisjen e tyre nga 1998 deri në korrik të vitit 2005, penguan shumë reforma demokratike që kishin të bënin me fatet e Shqipërisë me vendet e rajonit dhe të Europës. Ata rritën papunësine dhe varfërinë, rritën dhe instaluan sistemin e korrupsionit duke e ngritur atë në sistem dhe duke e radhitur Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Europë. Për tetë vjetë në pushtet  të majtët penguan procedurat për ratifikimin e MSA  dhe të futjes së Shqipërisë në NATO, duke u nisur nga mentaliteti i diktaturës ku shqipëria ishte pjesë e traktatit të Varshavës, duke mumuritur nëpërmjet medjave të tyre, slloganet, “ç`e duam Europën”, “ç`e duam NATO-n”.
Jo vetëm kaq, por ata për tetë vjetë në pushtet penguan reformat ekonomike në fushën e prodhimit, të shpërndarjes, të çmimeve dhe të kreditimeve financiare me botën. Ata penguan reformat fiskale në sistemin doganor dhe atë tatimor. Për tetë vjet në pushtet ata nuk krijuan një sistem të qëndrueshëm makroekonomik. Në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë ata nuk shënuan asnjë përmirësim, por ruajtën një gjendje stacionere të mjerueshme si në kohën e diktaturës, ku shërbimi shëndetësor ishte pothuajse zero. Pagat e sistemit arsimor dhe atij shëndetësor ishin qesharake. Pacienti  e shihte mjekun e spitalit, jo si një njeri human, por si shushunjkë, i cili pasë vizitës do ti thite gjakun e djersën duke i boshatisur portofolin, do t`i merte lekët që ruante për bukën dhe ushqimin e fëmijëve. Ai që s`kishte të holla, luftonte me sëmundjen për jetë, a vdekje. Për tetë vjet në pushtet, ata janë munduar të përplasin për çështje informale, vendasit me të ardhurit nga zonat rurale drejt zonave urbane, duke u munduar që të krijonin panik mes tyre, duke vendosur dhe nofka për të rritur shkallën e irritimit mes tyre. Në procesin e legalizimit, ata u munduan të përdornin “rruspën fizike”, duke i dhënë  përparësi “rruspës financiare”, duke rritur artificalisht koston dhe vlerën e legalizimit të truallit për të ardhurit në zonat informale. Të gjitha këta bëma e të tjera si këta, bota i motoronte dhe i paraqiste në raportet ndërkombëtare, se Shqipëria nuk ka bërë progres dhe se ajo vazhdon  të mbetet në tranzicion.
U deshën tetë vjetë të mallkuara që të kryhej rotacioni në qeverisje. Por këta tetë vjet qenë humbje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Lëvizjet elektorale që drejtoi lidershipi i Partisë Demokratike dhe puna intelektuale e inteligjencës shqiptare në ndihmë të lidershipit të Partisë Demokratike, bëri që në korrik të vitit 2005, Partia Demokratike dhe koalicioni i saj që ajo drejtonte të fitojë zgjedhjet dhe të fillojë ndryshimi. Prof. Dr.Sali Berisha mori në dorë fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve si Kryeministër i vendit. Pas korrikut 2005, qeveria demokratike e drejtuar prej Kryeministrit Berisha, është një qeveri e vogël dhe në dietë. Administrata e saj është ndër administratat më të ndershme dhe më profesioniste gjatë këtyre të 18 viteve. Askush nuk ka shanset që të hedh shashka e të krijojë tymnaja ndaj qeverisë demokratike dhe administratës së kësaj qeverie. Kjo qeverisje i ka dhënë provat, që është e aftë të drejtoj shtetin dhe demokracinë në Shqipëri. Si rezultat i forcimit të ligjit dhe të shtetit ligjor gjatë këtyre katër viteve, qeveria demokratike e drejtuar nga Kryeministri Berisha, ka arritur suksese të pashpresuara ndonjëherë. Ndër të tjera ne po përmendim reformën arsimore. Matura shtetërore e uli korrupsionin në zero. Pagat e mësuesve u dyfishuan. Numri i studentëve që ndjekin arsimin e lart, brenda dhe jashtë vendit u shumëfishua. Si rrezultat i rritjes së të ardhurave, një pjesë e mirë e këtyre nxënësve që mbarojnë shkollën e mesme, studjojnë jashtë vendit. Reforma të thella u bënë në infrastrukturë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Investimet janë shtrirë në mënyrë ekstensive në të gjitha akset e sistemit rrugor të RSH. Infrastruktura po shtrihet gjërësisht edhe në zonat rurale, në Komuna e Bashki. Vepra kapitale e kësaj qeverisje në infrastrukturë, është rruga Durrës-Kukës-Morinë që lidh brenda këtij mandati Shqipërinë me Kosovën. Reforma të mëdha janë marrë në fushën e sistemit fiskal, tatimor e atij doganor, në prokurimet publike dhe në atë të regjistrimit të biznesit. Prokurimi elektronik ka mbyllur çdo shteg të ndërhyrjes dhe si rrjedhojë korrupsioni në fushën e prokurimeve ka amplitudën zero. Kjo qeverisje ka sistemuar dhe futur në shtratin e stabilizimit sistemin e pagave dhe pensioneve duke e çuar pagën mesatare të administratës, më të lartë se paga mesatare e vendeve të rajonit dhe pensionet mbi 100 $,  duke lënë mbrapa dhe disa shtete të rajonit, të cilat janë dhe antare të BE. Në saj të luftës kundër korrupsionit ku qeverisja demokratike ka zhvilluar për katër vjetë, është mundësuar që në arkën e shtetit shqiptar të hidhen dhe akumulohet për buxhetin 4.2 miliardë dollar më shumë se para katër viteve, ku qeveriste e majta. Kujtojmë se institucionet më të rëndësishme dhe më prestigjoze në botë e kanë rënditur Shqipërinë në 10 vendet më të sukseshme të botës në lufën kundër korrupsionit.
Arritje të mëdha janë shënuar në fushën e politikës së jashtme. Në fund të këtij mandati si rezultat reformave të mëdha në të gjitha fushat, Republika e Shqipërisë sot është antare me të drejta të plota në aleancën më të madhe të atlantikut verior. Shqipëria sot është e sigurt, ajo është antare e NATO-së. Ajo tashmë ka paraqitur kërkesën për t`u pranuar si kandidate për anëtare e Bashkimit Europian. Në sajë të objektivave largpamëse të qeverisjes për demokraci perendimore dhe energjive të pashtershme të Kryeministrit Berisha, Shqipëria po ecën e sigurt në rrugën e saj të zhvillimit të demokracisë. Shqipëria aktuale nuk mund të krahasohet kurrsesi me atë të katër viteve më parë. Me hapat që po bën  Shqipëria në fushën e refomave, deri në fund të vitit 2009 shumë vende të Europës po kërkojnë  që të heqin vizat  me Shqipërinë dhe shqiptarët të lëvizin të lirë në kontinentin e tyre të vjetër. Kjo përbën hapin e madh për antarsimin e vendit në Bashkimin Europian, në vigjilje të së cilës jemi. Këtë e mundëson fitorja e mandatit të dytë të kësaj qeverisje, të drejtuar nga Kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›