Kongo, 19 viktima nga një aksident ajror
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në një aksident ajror në shtetin afrikan të Kongos. Lajmi është bër i i ditur nga disa zyrtarë vendas të shëndetësisë në qytetin e Bandundus.
"Në morgune e spitalit tonë gjenden trupat e 14 viktimave, ndërsa jashtë morgut janë trupat e 5 personave të tjerë të vdekur." pohoi për mediat vendase një zyrtar i spitalit ku po trajtohej edhe një i mbijetuar nga tragjedia. Dëshmitarët e ngjarjes së rëndë pohuan se aeroplani ishte përplasur me një shtëpi pas një përpjekje të dështuar për tu ulur në një pistë zbritjeje. Gjatë përplasjes avioni ka shaktuar vdekjen e dy fëmijëve të cilët ndodheshin në ambientet e shtëpisë.
"Ne arritëm që të shihnim mbi kokat tona avionin i cili e humbi drejtimin dhe papritur ai u përplas me një shtëpi,"- thanë një prej dëshmitarëve okularë të ngjarjes.
Aeroplani ishte pjesë e një kompanie lokale të quajtur Filar. Raportohet se destinacioni i zbarkimit të avionit ka qenë pista e qytetit të Bandundus. Raportohet se aksidentet ajrore në shtetin afrikan të Kongos janë shumë të shpeshta, pasi shumë prej avionëve të linjave ajrore janë shumë të vjetër dhe të përdorur.