Kongo/ Mbytet trageti, 73 viktima
Tragjedi në Kongo ku 73 persona kanë humbur jetën në një liqen ndërsa po zhvillonin një shetitje.
Sipas radios Kryqi i Kuq, ngjarja ndodhi në liqenin Mai Ndombe në provincën e Bandundu ditën e mërkurë. Mendohet se shkaktari kryesor i mbytjes së mjetit lundrues është bërë moti i keq. "Për momentin bilanci është 272 të mbijetuar dhe 73 viktima.
Por forcat e kërkimit po punojnë sepse ka ende persona të zhdukur", shprehet presidenti i Kryqit të Kuq në Republikën e Kongos, Dominic Lutula.