E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama urdhëron hetimin e ngjarjes së "të paftuarve" në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka urdhëruar një hetim të plotë të ngjarjes së pazakontë të hyrjes së dy të paftuarve në mbrëmjen mikpritëse të kryeministrit indian në Shtëpinë e Bardhë.
Menjëherë pas incidentit drejtori i shërbimeve sekrete, i cili ka në dorë sigurinë e presidentit të SHBA-së , Mark Sullivan është shprehur mjaft i shqetësuar për ngjarjen e sikletshme në të cilën u vendos siguria e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Çifti Majkell dhe Tareq Salahi arritën të hynin në Shtëpinë e Bardhë pa patur ftesa dhe më pas fotot e shkrepura në mbrëmjen gala i hodhën në profilin e tyre në Facebook.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›