Krime të frikshme brenda familjes. Ç’po ngjet?

Një 27-vjeçar, ish-i dënuar për trafik droge shkrepu armën automatike mbi të fejuarën e tij 22-vjeçare. Vetëm pak çaste më vonë qëlloi edhe veten.
Ngjarja ndodhi në Rrogozhinë, kur shtetasi Kreshnik Selmani, fillimisht ka qëlluar për vdekje shtetasen Marsida Hoxha, me të cilën kishte zyrtarizuar fejesën 7 muaj më parë.
Vajza ishte shtatzënë dhe abortimi i fëmijës kishte shkaktuar konflikt midis çiftit. Ngjarja ka ndodhur në banesën e vajzës. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar rastin dhe për të zbardhur rrethanat e këtij krimi të rëndë, që fatkeqësisht përsëritet sërish në vendin tonë.
Por, vetëm pak orës më vonë rreth orës 14:30 minuta, një tjetër krim i rëndë ndodh brenda familjes, kësaj here në Malësi të Madhe. Shtetasi Marash Lula, 55-vjeç, ka qëlluar me armë për vdekje të birin 27-vjeçar, Edmond Lula. Edhe kësaj here, shkak për ngjarjen ishte bërë një konflikt midis viktimës dhe autorit të krimit. Policia tha se burri kishte qenë në gjendje të dehur, duke përdorur vazhdimisht alkool. Kjo kishte shkaktuar debate midis të birit dhe të atit.
Ky i fundit ka marrë çiften e gjahut që e mbante pa leje, duke e qëlluar të birin. Fatkeqësisht, e gjithë ngjarja përfundoi në mënyrë tragjike. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku nuk u ka mbetur tjetër vetëm se të nisin hetimet për të zbardhur rrethanat.
Autori u arrestua menjëherë pas krimit duke mos shfaqur rezistencë. Pyetja që të vjen rëndom është: ku është shteti përballë këtyre krimeve të frikshme brenda familjes që përsëriten vazhdimisht? Pse duhet të ketë kaq shumë armë në duart e civilëve dhe a duhet që qeveria të marrë të tjera masa për çarmatimin e popullsisë? /Start/
2011-09-26 15:01