Pasiguri ne Libi

Kur Tripoli u trondit nga disa shperthime ne fundjave shqetesimi qe i madh ne kryeqytetin e Libise. Disa paten frike se Gadafi kishte derguar atentatore. Pastaj doli se nje depo municionesh kishte shperthyer. Arsyeja nuk dihej. Shqetesimi u kthye ne lehtesim kur u pa se asgje nuk kishte ndodhur. Kishin qene te shtena gezimi me pershendetje kallashnikovi.
Sa here qe ka lajme te mira ne Libi festohet shpesh nga njerez qe qellojne ne ajer. Por te gjithe plumbat e gjuajtur kthehen mbrapsht ne rastin me te mire ne toke por shpesh ato plagosin apo vrasin njerez. Libia eshte nje vend me shume arme nder te tjera per shkak se regjimi i vjeter kete vere u shperndau te gjithe qytetareve arme automatike me shprese se ato do te perdoreshin pro dhe jo kunder aparatit shteteror te Gadafit.
Bildunterschrift Libia eshte nje vend me shume arme
Ne mesin e atyre qe cdo nate qellojne nga gezimi ne Tripoli jane si qytetare te rendomte ashtu edhe revolucionare. Ata kane ardhur nga te gjitha pjeset e vendit per te mbrojtur kryeqytetin. Per pervec policeve te trafikut aktualisht ne Libi nuk ka forca te rregullta te policise. Kjo do te thote se de facto vendin e kontrollojne milicet. Qe te vendose nen kontroll keto probleme te sigurise thote Ahmed Rahman Geaja eshte detyre e qeverise kalimtare por kur ajo ta kete bere punen e saj jeta do te behet perseri normale thote Geaja.
Geaja eshte njeri prej 21 anetareve te Keshillit te Perkohshem te Tripolit - nje lloj bashkie provizore ne kryeqytet. Nje nga detyrat e saj eshte te organizoje strehimin per njerezit shtepite e te cileve jane shkaterruar gjate luftimeve. Vetem ne rrethinat e Tripolit ai ka strehuar 120 familje ne shtepi konteniere dhe rreth 500 familjeve gjithsej ka mundur tu ndihmoje. Detyra e tij e dyte eshte me e veshtire cdo dite tek ai vijne njerez te cileve regjimi i Gadafit u ka marre tokat dhe tani keta njerez duan pronen e tyre. Ai vetem mund te perpiqet ti qetesoje ata ceshtjet e pronesise pas shpronesimit duhet te rregullohen permes nje ligji qe duhet ta perpiloje qeveria tranzitore. Ka mijera raste thote Geaja.
Qeveria kalimtare perballet me sfida te medha ajo duhet te pergatise nje kushtetute te re dhe te shkruaje ligje te reja - per pronesine e armeve zgjedhjet ujin naften apo edhe per pronen. Ajo duhet te reformoje sistemin gjyqesor te integroje revolucionaret ne forca te rregullta sigurie dhe te ndertoje nje aparat te ri nepunesish. Dhe qeveria tranzitore duhet te shperndaje ne menyre te arsyeshme parate qe bashkesia nderkombetare ua ka premtuar libianeve - por qe nuk i ka paguar.
Bildunterschrift Libi
Aktualisht ka ende donacione nga njerezit e biznesit te cilat Ahmed Rahman Gaeja ua shperndan atyre qe kane mbetuar te pastrehe per shkak te luftes. Ai eshte vete nje nga keta patrone te pasur - ne jeten civile eshte argjendar punen ne bashkine provizore te Tripolit ai e ben ne baze vullnetare. Geaja thekson se ai u ndihmon njerezve te tij sepse e do Libine por edhe se ai eshte i interesuar edhe per sigurine dhe stabilitetin.
Dihet qe te gjithe njerezit ne Libi kane arme. Dhe shume lehte revolucionaret apo qytetaret e zakonshem ne vend te te shtenave te perditshme te gezimit mund ti perdornin keto arme edhe per te shprehur pakenaqesine per mungesen e punes se nje qeverie te perkohshme.
Autor Bjrn Blaschke
Redaktor Angjelina Verbica
160