Kongres për Evlija Çelebinë
_467958.jpg)
Nën patronazhin e presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov, i cili edhe do të mbajë një fjalim në hapje, në Shkup mbahet kongresi ndërkombëtar treditor kushtuar 400-vjetorit të lindjes së udhëpërshkruesit të njohur osman, Evlija Çelebija.
Kongresi është titulluar "Ballkani i Evlija Çelebisë", ndërkohë që nikoqire e tij është Akademia e Shkenca dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).
Nga perspektiva akademike, në kongres do të diskutohet për karakterin e marrëdhënieve historike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Ballkanit.
Tashmë është paralajmëruar pjesëmarrja e rreth 80 hulumtuesve nga Maqedonia dhe Turqia, por edhe nga shtetet ballkanike dhe nga bota.
Përveç nga ASHAM, kongresi organizohet edhe nga Qendra për Studime të Civilizuara, e Universitetit Bahçeshehir (MEDAM) nga Turqia. Me këtë rast, MEDAM ka përgatitur një prezantim gjithëpërfshirës, të titulluar "Udhëtari i Civilizimit, Evlija Çelebija".