Kongresi Amerikan, debat për zgjedhjet më 6 maj
Uashington
Zgjedhjet shqiptare janë vendosur në fokus të politikës së jashtme amerikane. Kjo duket qartë jo vetëm nga vizitat e nivelit të lartë që përfaqësuesit e SHBA kanë kryer muajt e fundit në Tiranë, por dhe nga fakti se struktura të rëndësishme të këtij vendi po zhvillojnë takime intensive në Uashington në lidhje me çështjen e zgjedhjeve. Kështu, të hënën e ardhshme më 6 maj, Komisioni amerikan i Helsinkit do ketë një seancë dëgjimore të posaçme për Shqipërinë, për zgjedhjet e 23 qershorit, nisur nga fakti se situata parazgjedhore në vend paraqitet si problematike. Ky komision është i drejtuar nga kongresmeni amerikan Christopher Smith dhe senatori amerikan, Benjamin Cardin dhe qëndrimet e këtij komisioni kanë një rëndësi të madhe për jetën politike në vend. Në seancën dëgjimore do flasin edhe Philip Reeker, zëvendës/asistent sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gilbert Galanxhi, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elez Biberaj, drejtor i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës dhe Besa Shahini, analiste pranë Iniciativës për Stabilitetin Europian. Në njoftimin zyrtar për këtë mbledhje theksohet se vendi ende ka probleme me ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, me shumë gjasa nisur nga mosfunksionimi normal i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve. Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërie në vend dhe jashtë, dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë, theksohet në njoftim
Kongresi Amerikan, debat për zgjedhjet më 6 maj burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email