Kongresi Lushnjës, në 89 vjetorin e tij pa nderin që meritonte
>Festimet për 89-vjetorin e Kongresit Kombëtar të Lushnjës kanë qenë jo vetëm të vakëta, por qysh në fillimin e saj ka shkaktuar incident në sallën e teatrit Vaçe Zela. Ky incident është quajtur turp nga pjesëtarë të pranishëm në këtë sallë.
Gjithçka ka ndodhur pas kumtesës së mbajtur nga përgjegjësi i muzeut Shaqir Greca. Të pranishmit prisnin një dokumentar, por janë befasuar kur kanë parë në ekran të shfaqeshin pamje filmike të një ceremonie dasme në ekranin e skenës së këtij teatri, në një kohë kur pritej shfaqja e një dokumentari kushtuar evenimentit historik. Pjesëtarët e pakët në sallë, e kanë cilësuar këtë incident shkak të mosorganizimit, për ceremoninë festive nga krerët e institucionit . Ceremonia festive është bojkotuar edhe nga përfaqësuesit e shtetit. Me përjashtim të zëvendës ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ekrem Spahiu, që erdhi pak më vonese askush tjetër nuk kishte ardhur, qoftë dhe ndonjë deputet lushnjar. I vetmi që ka përshëndetur të pranishmit ne sallë kryesisht nxënës të shkollave të mesme, si dhe përfaqësues të familjeve atdhetare ka qenë përgjegjësi i muzeut të rrethit Lushnje, Shaqir Greca. Ai bëri një përshkrim të shkurtër të kësaj ngjarje historike kombëtare, që u mbajt në Lushnjë, duke ftuar të pranishmit që të vizitojnë shtëpinë muze, e të njihen me historinë që ka nderuar qytetin e Myzeqesë, por që në ditën e tij nuk mori nderin që i takonte.