Baleti Gjenerali , Vepra e bazuar mbi romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur, vjen premierë në Teatrin e Operës

>Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit premton për një stinë artistike me vepra të autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë
Vepra Gjenerali bazuar mbi romanin e Ismail Kadaresë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur do të jetë premierë baleti në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Vepra do të realizohet me koreografi të Agron Aliajt, por gjithashtu do të shfaqet dhe me rastin e 100 vjetorin të lindjes së autorit të saj, kompozitorit shqiptar Nikolla Zoraqi. Kjo është një nga veprat e para shqiptare që janë pjesë e kalendarit artistik, që ka miratuar bordi artistik i TKOB, për vitin 2009. Por gjithashtu kalendari artistik rikthen dhe artistë të tjerë shqiptarë, të cilët kanë zhvilluar një karrierë të suksesshme jashtë vendit. Emra të talentuar si: Ilir Kerni, Leonard Ajkun, apo Tedi Papavrami do të jenë sërish në skenën shqiptare. Stina skenike 2009 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen me një repertor të pasur në premiera, mbrëmje muzikore dhe koncerte. Stina skenike e vitit 2009, u hap më 20 janar me koncertin "Virtuozët sërish në Tiranë", që riktheu në skenë instrumentistë shqiptarë, të cilët shumë vite më parë përbënin një orkestër talentesh nën drejtimin e prof. Zhani Cikos. Këta instrumentistë u shpërndanë pas viteve 90 në orkestrat nëpër botë. Kalendari i këtij viti ka tregues të mirë që flasin për vënien në skenë të disa veprave ambicioze. Kështu në kuadër të shfaqjeve që mbajnë firmën e autorëve të njohur botërorë, në muajin shkurt pritet të rikthehet vepra operistike "Norma" e Bellinit, e cila kësaj here rikthen sërish regjisorin italian të veprës Lucia de la Mermmor, por të pranishme për publikun do të jenë dhe shfaqje të tjera të shumë autorëve të njohur botërorë. Ky kalendar artistik për TKOB premton që të jetë më aktiv teatri për trupën e tij të baletit. Miratimi i këtij kalendari vjetor artistik të TKOB, tregon se është tepër i larmishëm, por ai u përgjigjet të gjitha grupmoshave. Në vijim të veprave të mëdha dhe emrave të njohur ky repertor vazhdon me "Falstafin" e Verdit, e cila vjen premierë në datat 24, 26, 27, 29 dhe 30 maj të këtij viti. Gjithashtu ia vlen të përmendet premiera absolute e operës "Salome" e Strauss, e cila do të shfaqet për publikun shqiptar gjatë muajit nëntor apo baleti "Arrëthyesi" i Çajkovskit, i cili vjen me koreografinë e Ilir Kernit, si një grand-premierë gjatë dhjetorit. Duke qenë se ky vit është konsideruar si "Viti i Zoraqit" dhe nga mbarë bota muzikore si viti i Haydinit, në skenën e TKOB-it nuk do të mungojnë mbrëmjet me vepra të këtyre kompozitorëve. Ndërkohë që në prill shfaqja që do të zbresë në skenën shqiptare është Andrea Chenier, një opera që vjen si produksion i TKOB dhe ASC U. Giordano-Foggia. Viti ndërkombëtar muzikor J. Haydn sjell shfaqjen Die Schopfung, (Krijimi), orator i inskenuar në koreografi nga Tony Candeloro. Interesante paraqiten gjithashtu edhe dy suita baleti me koreografi të Leonard Ajkut, "Rajmonda" & "Spartakus", që do të vijnë për spektatorin kryeqytetas për katër mbrëmje me radhë, në datat 16-19 qershor. Një dyshe e shkëlqyer instrumentistësh sjell gjithashtu vepra të kompozitorit shqiptar. Bëhet fjalë për instrumentistët Tedi Papavrami dhe Renato Ripo, të cilët kthehen në Tiranë në një koncert simfonik për violinë e çelo. Kalendari artistik përmban edhe vepra të tjera, që vijnë si premierë dhe bashkëpunime me teatro e institucione të huaja, italiane, amerikane, vjeneze, franceze, etj. Të shpërndara në të gjithë kalendarin janë koncerte të shumta, që sjellin krijimtarinë e kompozitorëve të mëdhenj si Bartok, apo Stravinski, apo virtuozitetin e instrumentistëve të ftuar. Por në kalendarin artistik të vitit 2009, në një pjesë të tij rezervon dhe mbrëmjet kushtuar artistëve të rinj, qofshin këto operistike, apo instrumentale.
***********************************************************
Aktiviteti artistik i artistëve Papavrami, Ripo, Ajkun dhe Kerni
Violinisti Tedi Papavrami
Violinist i shquar shqiptar. Lindi në Tiranë në 1971 ai u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike. Në moshën 8 vjeçare, interpreton Arie Bohemienne të Sarasate me orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tre vjet më vonë Koncertin e parë për violinë të Paganini-t. Në shtator 1982, falë flautistit Alain Marion, qeveria franceze i ofron një bursë studimi në Francë ku studion pranë Conservatoire National Superieur de Musique në Paris, nën drejtimin e Pierre Amoyal. Në vitin 1985 fiton konkursin Rodolfo Lipitzer në Gorizia, në 1986 fiton me unanimitet Çmimin e parë të Konservatorit të Parisit, në vitin 1987 merr diplomën e Konservatorit të Losanës. Më pas ndjek studimet muzikore nën drejtimin e Zino Francescati e Viktori Mullova. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin George Enescu dhe në 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar Sarasate në Pamplona. Tedi Papavrami ka interpretuar në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, Orchestre de Paris, etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C.Hogwood, A. Pappano, L.Langree, G. Varga, Z.Macal, J.C.Casadesus, etj. Ndërkohë që viti 2009 e rikthesh në skenën shqiptare me një tjetër koncert.
****************
Balerini Ilir Kerni
Vjen këtë vit me baletin e njohur Arrëthyesi. Është nj prej emrave të talentuar të skenës shqiptare dhe asaj botërore. Ilir Kerni lindi në Tiranë më 18 maj 1959. Në 1977 mbaron Akademinë e Baletit. Si primabalerin u angazhua menjëherë në TKOB në Tiranë, ku për aktivitet të shquar artistik vlerësohet me një sërë titujsh, si Artist i merituar. Çmimi i Republikës, dekorohet me Urdhrin Naim Frashëri i klasit të IItë etj. Në të njëjtën kohë është angazhuar edhe si pedagog në Akademinë e Baletit - Tiranë. Po ashtu, si pedagog ka qenë i angazhuar dhe në Tokio, Francë, Kroaci. Në vitin 1990 fiton bursën e UNESCOs për pedagogji e kërcim, në "Grand Opera" në Paris. Pasi përfundon këtë të fundit, angazhohet në "Opera de Strasburg". Nga 1994 e deri sot, është i angazhuar si primabalerin në Teatrin Nacional Zagreb, ku edhe këtu, për punë kualitative është dekoruar disa herë, si: dy herë me çmimin "Oskar Ormosh", si dhe në vitin 2002 i jepet "Çmimi më i lartë në Kroaci" për rolin e Mefistofelit në baletin "Faust. Ka intereptuar role në : Liqeni i mjellmave, Giselle, Arrëthyesi, Bukuroshja e fjetur, Copelja, Les Silfides, Don Kishoti, Romeo dhe Zhulieta, Apolon Mussaget , Karmen, Katër stinët e vitit,etj.
***********************
Balerini Leonard Ajkun
Është një prej emrave të talentuar të baletit shqiptar, i cili po zhvillon një karrierë të suksesshme jashtë vendit. Në moshën 16 vjeçare, pas disa koncertesh me trupën e baletit në Tiranë, kaloi direkt si kërcimtar solo në aktivitetet e Teatrit të Operës dhe Baletit. Dy vjet me vonë ai u bë kërcimtari kryesor i Operës dhe Baletit dhe turnetë e tij u zgjeruan në Paris, Athinë, Selanik, Stamboll, Ankara, Milano dhe Sanremo. Në 1991, gjatë një turneu me Anna Razzi, lëvizi në Itali ku dhe u bë kërcimtari kryesor i Balletto Regionale di Mantova. Në muajt në vazhdim dha shfaqje në gati 50 teatro në Itali, Malta, Gran Canaria dhe Cote d'azur, por momenti me i rëndësishëm në karrierën e tij ishte në vitin 1992 kur ju kërkua të kërcente për Rudolf Nureiev si Alberchti tek baleti Giselle (vënë në skenë nga trupa e Teatrit të Torinos). Gjithashtu Ajkuni është kërcimtari që ka kërcyer para Babait të Shenjtë të Vatikanit, Giovanni Paolo II. Në SHBA ai ka kërcyer për Baletin Klasik të Los Angeles, Santa Barbara State Street Ballet, Dance Galaxy, Northeast Ballet, Griffin Ballet, Hartford Ballet dhe Ellen Sinopoli Dance Company. Ndërkohë që edhe gjatë vitit që lamë pas ai ishte i pranishëm me disa vepra në skenën shqiptare.
****************************
Violonçelisti Renato Ripo
Rikthehet sërish në Tiranë me talentin