E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi amerikan mban seancë për Kosovën e Serbinë

Në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara sot mbahet një takim me temën Kosova dhe Serbia, rruga drejt paqes.

Kryesuesi i Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë, Dana Rohrabacher, ka theksuar se mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës e Serbisë po i pengon të dyja vendet.

Sipas tij, Serbia nuk do të mund të fillojë bisedimet për pranim me Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova është e bllokuar nga ushtrimi i sovranitetit të saj të plotë dhe shtoi se është në interesin e të dy palëve për ta gjetur një zgjidhje.

Gjithashtu, siç thuhet në faqen e Internetit të Dhomës Përfaqësuese, kongresisti republikan nga Kalifornia, konsideron se ndërsa BE-ja lehtëson negociatat, Kongresi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë i sigurt se Departamenti i shtetit po luan rol konstruktiv në mbështetjen e politikave, që të zgjidhë çështjet.

Kongresisti Rohrabacher konsideron se të drejtat e minoriteteve në të dy vendet duhet të mbrohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›