Kongresi i 20-te i Partive Popullore Europiane i ftuar kryeministri Berisha
Grupimi politik i djathtë dhe i qendrës së djathtë, Partitë Popullore Europiane, do të zhvillojnë në Marsejë në datat 7 dhe 8 dhjetor, Kongresin e 20-të.
Në këtë Kongres është i ftuar të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, njëherësh dhe kryetar i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha.
Gjatë punimeve të këtij Kongresi, kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë takime të veçanta me kryeministra të qeverive të vendeve të BE-së, me të cilët pritet të diskutojë rreth zhvillimeve në vend, si dhe mbi procesin e integrimit europian.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë PPE-së, krerët e qeverive dhe partive të djathta europiane, pjesë e grupimit më të madh politik në kontinent, do të diskutojnë mbi dokumentin “Për të çuar Europën përpara”.
Gjithashtu, Partitë Popullore Europiane do të zhvillojnë edhe samitin e radhës, në funksion të përgatitjeve të mbledhjes së 9 Dhjetorit të Këshillit Europian.
Grupimi i PPE-së është më i madhi në Parlamentin Evropian, duke numëruar 265 anëtarë. Kësisoj ai gëzon një peshë të madhe në vendimmarrjen e PE-së. Ky formacion politik ka mbledhur së bashku forcat e qendrës dhe të qendrës së djathtë proevropiane.