Kongresi i Gramozit, i mbushur me vendime/mburru more Edvin me partinë trime...

Lajtmotivi i kësaj kënge mbiu pikërisht mbrëmë nw vigjilje të Kongresit të jashtëzakonshëm të PS. Do të quhet Kongresi i Gramozit. Ndërsa vendimet do t’i marrw Edvini. Dyerkyçur. Njwfarw fanepsjeje që kurrë nuk wshtw parë nw kongreset partiake. Llozi që kishte porositur Edvini ka përfunduar tek Gramozi dhe wshtw tepër i sofistikuar sa asnjë i jashtëm nuk do të marrë vesh gjw prej gjwje. Çfarë ngjau nw të vërtetë? Do të pyetet dhe do tw pyetet. Po përse more shejtan i mbyllwt portat? T’u mbylltë dera wshtw një lloj nëme, që do të zwrw mbyllësit e vërtetë të portave tw PS-sw. A ishte bwrw PS, që një ditë të kthehej nw parti portwmbyllur? A do të besonin socialistët e vërtetë se Gramozi do të ishte pikërisht portieri që do të mbyllw portat e PS? Mbylljet nuk japin asnjë shans dhe asgjë pwr PS-nw, përveçse sofistikojnw mënyrat se si të manipulojnë. Përse dyermbyllur ky kongres ku pritet shumë? Pritet që Edvini të mos kandidojë. Humbi dhe humbësit sipas gojës së vetë kundërshtarëve të tij ikin - ndoshta jo me shumë nder - por gjithsesi ikin. Nesër besohet se edhe Edvini do të ikw. Pas kësaj munxosjeje, një sebep më shumë për ikjen e Evinit. Një marifet ky që nuk shkon më tej. Kaq trashw e tori kwtw punën e mbylljes Gramozi, saqë wshtw kthyer e tëra nw të kundërtën e vet. Dhe ndryshe s’kish si të shkonte kjo punë. Çfarë vendimesh do të marrw kongresi i mbyllur? Kwtw asnjë nuk e di dhe nuk besoj se do ta mësoje. Dhe s’ka se si ta mësojw. Kongresi i vendimeve do të quhet i dyshimtë për shkakun e vetëm: mbylljen që Gramozi u ka bwrw portave të kongresit. Prandaj ky kongres do të quhet i Gramozit dhe i mynxosjes socialiste.
Kongresi i Gramozit, mbushur me vendime/mburru more Edvin, me partinë trime
...