E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm statistikë, jo doganim në veri?!

Grupet punuese të Beogradit e të Prishtinës mbrëmë vonë në Bruksel kanë arritur marrëveshjen për pagesën doganës në kufi dhe marrëveshja do të fillojë së zbatuari nga data 20 dhjetor, ka thënë shefi i ekipit negociator serb, Dejan Paviçeviq njofton Tanjug.

"Automjete me mall për të cilin nuk paguhet akciza mund të hyjë pa doganim në veri të Kosovës, ashtu sikur dhe malli i akcizës deri në tre tonë e gjysmë", ka thënë Paviçevq pas bisedave maratonike që kishin filluar para shtatë ditësh.

Paviçeviq ka thënë se në vendkalime do të paguhet, shikohet dokumentacion për mallin që transportohet ekskluzivisht për statistikë e jo për doganim.

Ai ka thënë se marrëveshja fillon të vlejë nga 20 dhjetori në orën tetë të mëngjesit

Paviçeviq ka theksuar se me këtë vetëm është konfirmuar marrëveshja e arritur gjatë raundit të fundit të dialogut politik Daçiq- Thaçi më 7 dhjetor në Bruksel, raporton Koha. 

Ai po ashtu ka shtuar se janë marrë para sysh interesat e serbëve në veri por edhe mundësia e keqpërdorimit gjatë hyrjes së mallrave.

“Po qe se nga pala tjetër ndodh ndonjë obstruksion, jemi të gatshëm të suspendojmë marrëveshjen e IBM-së”, ka thënë Paviçeviq./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›