Prokuroria kërkon edhe dy muaj paraburgim për Limajn

Prokuroria Speciale pritet të kërkojë edhe dy muaj paraburgim për deputetin Fatmir Limaj dhe për tre të tjerët. Këtë do ta bëjë para të shtunës, ditën kur skadon afati prej një muaj i paraburgimit, kanë thënë burime brenda Prokurorisë.
Ndërkohë, shkalla e tretë e Gjykatës Supreme ka konstatuar se Limaj është duke e mbajtur në paraburgim në mënyrë të ligjshme.
Supremja ka refuzuar kërkesën e mbrojtës për mbrojtje të ligjshmërisë më 12 dhjetor. Të martën u është dërguar aktgjykimi i marrë nga pesë gjyqtarë, tre te EULEX-it dhe dy vendës, shkruan “Koha Ditore”.
Shkalla e tretë ka hequr dyshimet për ligjshmërinë ose jo të paraburgosje së deputetit Fatmir Limaj, pastaj të Nexhmi Karasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqit, të cilët janë në paraburgim nga 24 nëntori. Refuzimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë e ka bërë të ditur të martën EULEX-i./Indeksonline/