Nis kongresi i PS

PS më e madhja e maxhorancës socialiste ka nisur sot kongresin e saj.
Organizimi i tij është bërë në një mënyrë krejtë të veçantë.
Në ambientet para Pallatit të Kongreseve, në sheshin Nënë Tereza, Sheshi Italia, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” etj po organizohen seanca të posaçme të këtij kongresi.
Zyrtarët më të lartë të PS po trajtojnë disa tema që janë identifikuar si tema të një rëndësie të dorës së parë.
Ato janë tema e politikës së jashtme, Shqipëria-rajoni, marrëdhëniet me Europën, tek tema e energjisë , mjedisi, transportet, shëndeti dhe mirëqenia shoqërore dhe tek tema e rinisë e inovacionit.