Meta-Prifti, Ekspertët rrëzojnë përgjimin e Dritan Priftit
Tiranë- Tre ekspertët e videos Meta-Prifti dorëzuan sot në Gjykatën e Lartë ekspertizën e tyre, lidhur me autenticitetin apo jo të kasetës. Sipas ekspertëve videoja e transmetuar në media nuk përputhet me USB-në e dorëzuar në Prokurori nga Dritan Prifti. Në materialin e transmetuar nga emisioni “Fiks Fare” ekspertët deklaruan se kanë gjetur 3-4 ndërhyrje, dhe sipas tyre materiali i tyre nuk është origjinali.
Madje edhe materiali i dorëzuar nga Dritan prifti sipas ekspertizës nuk është autentiku. Në orën e përdorur nga Prifti gjatë përgjimit nuk është gjetur material origjinal. Sipas ekspertëve ka pasur ndërhyrje në audio dhe video. Artur Rrahamani, Ermal Beqiri dhe Ardian Pollo janë emrat e tre ekspertëve të cilët dhanë vlerësimin e tyre, përsa i përket ekspertizës shqiptare.
Prokuroria nga ana e saj ka kontestuar ashpër vendimin e tre ekspërtëve. Po ashtu nga konkluzioni që do arrijë ajo do të varet pushimi ose jo i çështjes Meta-Prifti.
Fiks Fare transmetoi përgjimin mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit, në të cilin flitet për afera korruptive në emërimin e miqve të zv.kryeministrit. Si një tender në Albpetrol dhe koncesionin e një HEC-i në proces gjyqësor. Videoja me përgjimin e zv.kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, mban datën 1 mars 2010.
Disa pjesë nga përgjimi:
Meta: Çfarë thotë puna?
Prifti: Mirë.
Meta: Tani, të dërgova një mesazh, ma kishte dërguar Turi.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe punën tuaj, në telefon.
Prifti: Po jo, mo, ia çova Kolit unë, e pyeta, e pyeta ku je.
Meta : Të mos …
Meta : Ke një zakon të keq që mendon se njerëzve mund t’u bësh edhe me
nge, mua mu bë si presion, por është e kotë.
Prifti: .. ishte tek unë një ditë më përpara.
Meta: Ai tha ca gjëra që të qëndrojnë. Ka ndonjë problem?
Prifti: Po jo, çfarë problemi të ketë.
Meta : Pse të bëhesh? E vë re që shpesh herë me njerëzit… çfarë të keqe ka?
Prifti : S’ka të keqe, mor burrë. Ç’të keqe ka?!
Meta : Më mori Turi mua, jo më mori Turi, jo më tha kështu, jo më tha ashtu.
Prifti: …nuk ka diplomë, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër.
Meta: Po përse ta solla unë? Unë mund ta kisha sjellë edhe pa emrin e
atij apo jo? Mund të mos ia kisha vënë emrin fare dhe vari…
Prifti: Po varja.
Meta: Çfarë të keqe ka?
Prifti: Jo, të keqe nuk ka.
(Vjen sekretarja, shërben ujin)
Meta : I gjen një zgjidhje?
Prifti: Për kë?
Meta : Tur Hajdarin.
Prifti: Turin, ëhë…
Meta: Turi Hajdarin, e para.
Meta: E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam
detyrim, që e kam patur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se
duhet bërë
Prifti: Pa diskutim që do ta bëjmë.
Meta: E treta…
Prifti: Këtë me kontratë do ta vëmë?
Meta: Me letra.
Meta: E treta, me Albpetrolin, çfarë do të bësh? Për Bekimin, si do ta zgjidhësh?
Prifti: Do ta zgjidh, mos ki merak.
Meta: Zgjidhe, pra!
Prifti: Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armo-n, do ta anuloj të parën …
Meta: Po mirë, anuloje, pse s’e bën?Anuloje!
Meta: Gjeje!
Prifti: Po të flas dhe njëherë me Armon.
Meta: Po gjeje vetë. Po mos i zvarrit këto gjëra
Meta: Tani, për punën e hidrocentralit të Gimit.
Meta: Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti, o ku e di unë etj, etj. Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka, diku te 7 %.
Prifti: Këtu ka një problem.
Meta: Këtu nuk ka problem, sepse ata e kanë fituar. Ata le ta ndjekin këtë çështje, nëse e fitojnë ata, ta marrin ata.
Meta: Ata e kanë fituar, le ta ndjekin këtë çështje.
Prifti: T’ua jap tenderin pa mbaruar punë ata?
Meta: Ajo është punë e mbaruar. Ata, po qe se e fitojnë ata të tjerët
më vonë, le ta marrin ata.
Meta: Këtë problem a kam analizuar, e kam të …
Prifti : Unë di që në Apel e kanë fituar apo jo?
Meta : E kanë fituar në Apel.
Prifti: Këta e kanë humbur në Shkallë të Parë, e kanë fituar në të
dytën. Tani është në Gjykatën e Lartë.
Meta: Absolutisht po, Apeli është i formës së prerë, ti mund ta
zbatosh, do ta çojnë më tej. Ata le ta çojnë, por prapë mbyllet, do të
flas unë me Shpresën, i kam marrëdhëniet shumë mirë, i çova vajzën në
ambasadë.
Prifti: Po u them çunave këtu.
Meta: Gimi më tha mua, nga ana ime 700
Prifti: Të më çojnë një letër zyrtare, të më thonë zoti Prifti, ne e kemi
fituar Apelin, ky është vendimi, kështu që zotëri vazhdoni vendimin.
Meta: Alo, Gimi, si kalove, mirë? Jam këtu me zotin Dritan. Foli pak këtu
Dritanit. (ia kalon celularin Priftit)
Prifti: Po, çfarë bëre? Duhet të më dërgosh në protokoll ti mua, një
letër, një letër, jo ti, po ata që janë firmat, po nuk e kanë sjellë me
protokoll.
Meta: Po le ta bëjnë prapë.
Prifti: Ta bëjnë prapë dhe t’i bashkëngjisin vendimin e Apelit. Mirë?
Dhe ma dërgo që sot. Po, dërgoje me protokoll, duke mu drejtuar mua si
ministër.
Meta: Jo, jo, është … Probleme të ndryshme, por emri im dhe
…prandaj them që duhet bërë.
Prifti: E mbyllëm atë muhabet.
Meta: Nuk kundërshtoj, nuk kundërshtoj.
Meta: Bisedova edhe me doktorin, edhe për një javë do ta mbyllim. Kupton?
Prifti: Këtë e di.
Meta: Duhet me pas shumë kujdes me ato që bëjmë … Prokuroria e hap
… më pas në dy, tre veta. Pjesa tjetër, sa më pak.
Meta: Për këtë ( hidrocentralin) mbaroje sot, që të jenë gati.
Prifti: Sot…
Meta: Janë gati.
Shënim:
Bekimi – Bekim Halilaj, president i kompanisë Halilaj Group
Gimi – Agim Rrapaj
Shpresa – Shpresa Beçaj, kryetare e Gjykatës së Lartë.
Shkrime të tjera me interes: