Përgjimi Meta-Prifti, ekspertët: Video jo origjinale
TIRANË-Tre ekspertët shqiptarë kanë rrëzuar sot video-përgjimin mes ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta dhe ish-Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti ndërsa e kanë cilësuar atë si jo original.
Tre ekspertët shqiptare kane dorezuar sot në Gjykatën e Lartë, ekspertizën e tyre për video-përgjimin Meta-Prifti. Në ekspertizën e paraqitur ekspertët, Ardian Pollo, Ermal Beqiri si dhe Artur Rrahamani kanë theksuar se gjatë bisedës nuk është regjistruar ora e saktë ndërsa në orën e paraqitur në video nuk kanë gjatur materialin original.
Sipas tyre mundësia për ndërhyrje në video është e madhe pasi edhe materiali ka shumë zhurma të cilat nëse hiqen, fshihen edhe fjalët duke deklaruar se video nuk eshte autentike, por e manipuluar.
Ekspertët, Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahamani iu janë përgjigjur 18 detyrave të lëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me qëllim nxjerrjen në pah të autenticitetit apo montimit të video-përgjimit.
Tre ekspertëveekzaminuan oren-kamera, lap topin dhe USB-së së dorëzuar nga Dritan Prifti. Ekspertët thonë gjithashtu se në orën ku pretendohet të jetë bërë regjistrimi audio nuk është gjetur materiali origjinal. Ata insistuan në faktin se biseda Meta-Prifti nuk është regjistruar nga ora ndërsa mundësia për ndërhyrje në audio mbetet e madhe.
(d.b/BalkanWeb)