E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet në kërkim drejtori i ujësjellësit të Patosit

Katër persona janë arrestuar nga policia e Fierit ndërsa një është shpallur në kërkim edhe drejtori I ujësjellësit të Patosit pasi dyshohen për vjedhjen e pompës së ujit të këtij qyteti.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Kablli” janë arrestuar shtetasit Sajmir Yzeiri 34 vjeç, dhe Ajet Yzeiri 40 vjeç, me pune pompistë në Ujësjellësin në fshatin Varibop, Kujtim Shahaj 44 vjeç, me punë elektriçist në fshatin Cakran dhe Ardian Myftaraj 42 vjeç.
 

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim edhe drejtorin e Ujësjellësit të Patosit Baftjar Gropa 44 vjeç, për veprën penale "Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën".
 

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Varibop të rrethit të Fierit,ku janë vjedhur pesë kampata tel bakri që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave të ujit të qytetit të Patosit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›