Kongresi i PS-së, 250 numri anëtarëve
Tiranë- Pas ndryshimit të bërë në statutin e Partisë Socialiste, Asambleja Kombetare e saj pritet të ketë 250 anëtarë. Nga zgjedhjet që do të mbahen me 5 nëntor pritet që të zgjidhen afro 130 anëtarë, ndërsa 110 anëtarët e tjerë do të hyjnë automatikisht.
Për shkak të funksionëve drejtuese që ato mbajnë në Partinë Socialiste. Automatikisht do të futen 36 kryetarët e PS-së në rang rrethi, 64 deputetët e Partisë Socialiste, ish Presidenti Rexhep Meidani, ish kryeministrat Nano dhe Bufi, ish kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi, dhe 7 të tjerët do të jenë kryetarët e bashkive të fituara nga PS-ja në zgjedhjet e 8 majit. Siç duket nuk do të ketë një numër fiks anëtarësh të zgjedhur me votim të fshehtë nga Kongresi i Nëntorit.
Shkrime të tjera me interes: