E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i PS-se Islami Rama zevendesoi zerat kunder

Islami Demokracia ne Partine Socialiste nuk ekziston

Zgjedhjet e fundit ne Partine Socialiste treguan edhe nje here se lideri i kesaj partie Edi Rama po nderton nje parti te teren ne funksion te tij. Zerat ndryshe ne kete parti theksojne edhe nje here qe demokracia ne kete force politike ka vite qe ka humbur dhe tashme Rama po kerkon qe te ndertoje nje parti me ushtare te rinj dhe te bindur ne menyre qe zerat kunder te mos ekzistojne me. Ajo qe ra me shume ne sy ne keto zgjedhje ishte mungesa e emrave te vjeter te cilet ishin zevendesuar me emra te rinj. Zgjedhjet brenda PS-se po behen vetem me nje qellim qe Rama te kete 100 per qind aksione qe ne ta ardhmen te mos kete me kundershtare. Nje nder te pakenaqurit me zgjedhjet brenda PS-se ka qene edhe deputeti i kesaj partie Kastriot Islami i cili ne nje interviste per ABC News tha se ne PS mungon mjedisi per nje konkurrim ne ndershem. Ai tha se crregullimet ne procesin e votimit jane te pranishme edhe brenda partive. Ajo qe po shohim ne sot ne Partine Socialiste eshte zevendesimi i emrave te vjeter me emrat e rinj. Sot ne PS nuk ka me demokraci - u shpreh Islami. Ai deklaroi se prej kohesh ne PS nuk ka me pune organizative dhe se strukturat e saj kane kohe qe nuk e kryejne funksionin. Sipas tij prej shume kohesh nuk eshte mbledhur sekretariati i PS-se ndersa shton se prej 2 vjetesh organizata e FRESH-it nuk funksionon. Ai ka bere akuza se zgjedhjet ne PS-se nuk po behen mbi baze meritash. Islami thekson se nuk ka konkurrim mbi baze meritash por mbi baze klienteliste. Ai thote se PS prej kohesh nuk eshte me nje parti e organizuar. Ndersa duke iu referuar PD-se ai thote se ajo eshte nje parti e organizuar dhe qe ka struktura qe funksionojne. Islami deklaroi se PS qe prej vitit 2005 po synon te imitoje PD-ne duke iu referuar zgjedhjes se delegateve per kongres ndersa ka bere me dije se kongresi ka mundesi te zhvillohet me dyer te mbyllura. Ne kete kongres do te zgjidhet nje asamble dhe sekretariat i ri. Sipas Islamit kongresi i ardhshem i Partise Socialiste do te jete nje spektakel i vertete pasi emrat e delegateve tashme jane caktuar dhe zgjedhjet do te behen sa per te treguar qe ne Partine Socialiste ka ende zgjedhje. Kongresi i ardhshem per zgjedhjen e delegateve do te jete nje spektakel i vecante pasi delegatet tashme jane zgjedhur nga kreu i PS-se - tha Islami. Ndersa lideri i socialisteve Rama largimin e shume prej emrave te vjeter nga Partia Socialiste e ka justifikuar me faktin se keta te fundit kane abuzuar me lirine e fjales. Numri i te pakenaqurve nga Partia Socialiste dhe drejtuesit e kesaj force politike sa vijne dhe shtohen. Teksa PS voton demokratikisht kongresin nje fjale per ata qe thone nuk ka liri ne PS Kush nuk di cte beje me lirine ankohet nga mungesa e saj - tha Rama pak pasi kishte votuar edhe ai per delegatet e kongresit socialist qe pritet te mblidhet me 5 nentor. Gjithashtu Islami ka theksuar se largimi i nje pjese te mire te anetareve socialiste mund te krijoje ne te ardhmen nje tjeter force politike cka do te sillte dobesimin e metejshem te se majtes.

Klosi Zgjedhjet ne PS demokratike

Sekretari organizativ i Partise Socialiste Blendi Klosi tha se 64 per qind e anetaresise socialiste votuan per te zgjedhur kongresin e ri i cili do ti gjeje socialistet me te bashkuar per te punuar mbi nje program qe do te rimekembe Shqiperine. 57.140 anetare kane zgjedhur dje 865 delegate me vote te drejtperdrejte mes 1380 kandidatesh te propozuar nga organizatat socialiste nga veriu ne jug te Shqiperine. Kjo eshte demokracia e brendshme ne Partine Socialiste. 344 delegate jane gra e vajza. Pra mbi 40 per qind e kongresit te kesaj partie. Tanime kongresi i 5 nentorit eshte zgjedhur. Ne 5 nentor kongresi do te beje zgjedhjet e duhura politike per Shqiperine. Zgjedhjen e duhur politike per ndryshimin radikal te politikes ne fshatin shqiptar. E me radhe per te pastruar Shqiperine nga plehrat nga korrupsioni nga fukaralleku dhe llumi qe ka zhytur pushteti shtetin - ka theksuar Klosi ndersa u eshte pergjigjur edhe akuzave te dy deputeteve socialiste Malaj e Harasani per mungese lirie ne PS-se. Kush ankohet per mungese lirie ne PS nuk di cte beje me lirine. Kush do ta perdore lirine per te bere dicka te mire per kete vend ja ku e ka PS-ne. Te lire. Demokratike. Te bashkuar. Te vetmen parti ku liria punon dhe garanton cdo anetare ne lirine e vet - ka shtuar Klosi. Ne kongresin e 5 nentorit 1500 delegatet e rinj do te zgjedhin Asamblene e re si dhe do te votojne per programin e ri politik e ndryshimet ne statutin e PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›