E Shtunë, 31 Tetor 2026

Svoboda-Pak Reforma zgjedhore te jete gati para dhjetorit

Gjeni zgjidhje dhe bejeni kete perpara takimit te Keshillit te Bashkimit Evropian te muajit dhjetor qe te shihet se te ju ka filluar nje bashkepunim i mire dhe nje vullnet i vertete per te vene ne jete axhenden evropiane

Reforma zgjedhore duhet te jete pika kryesore e axhendes se politikaneve shqiptare. Kkjo ka qene serish thirrja qe nderkombetaret u kane bere dy forcave politike kryesore ne vend. Nga Brukseli ka ardhur serish thirrja per mazhorancen dhe opoziten qe te mos humbasin me kohe por te nisin nga puna per procesin zgjedhor. Dy eurodeputetet Hanes Svoboda dhe Doris Pak kane deklaruar se komisioni parlamentar per reformen elektorale duhet te ngrihet perpara muajit dhjetor ku do te mbahet edhe mbledhja e Keshillit te Bashkimit Evropian. Sipas tyre te dyja forcat politike duhet te lene menjane interesat personale dhe ne plan te pare te jete integrimi i vendit. Per sa u perket zgjedhjeve te fundit ata kane theksuar se pergjithesisht kane qene zgjedhje te mira por eshte e domosdoshme rishikimi i Kodit Zgjedhor i cili le vend per ndryshime sic edhe eshte theksuar ne raportin e OSBE-ODIHR-it. Numri dy i grupit socialist ne Parlamentin Evropian Svoboda eshte shprehur se reforma zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE-ODIHR eshte nje nga kriteret kryesore politike te rikerkuara ne raportin e Komisionit Evropian. Eurodeputetja ne mesazhin e saj drejtuar dy forcave te medha politike ka theksuar se duhet gjetur bashkepunimi para muajit dhjetor kohe ne te cilen do te mblidhet dhe Keshilli i Bashkimit Evropian. Une mendoj se ka tashme nje mesazh te qarte nga ana e Parlamentit Evropian per te dyja grupet e medha politike. Qeveria dhe opozita duhet te gjejne menyren per te diskutuar se bashku ceshtjet e kodit elektoral. Une mendoj se kerkesa jone eshte e qarte Gjeni zgjidhje dhe bejeni kete perpara takimit te Keshillit te Bashkimit Evropian te muajit dhjetor qe te shihet se te ju ka filluar nje bashkepunim i mire dhe nje vullnet i vertete per te vene ne jete axhenden evropiane - tha Svoboda. Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe kryetarja e grupit politik te Partive Popullore ne Parlamentin Evropian Pak e cila ka tha se pa bashkepunim politik nuk mund te kete reforme zgjedhore. Sipas saj shembujt e bashkepunimit nuk mungojne pavaresisht se rezultatet nuk kane qene ato qe priteshin. Per reformen zgjedhore duhet ngritur nje komision i perbashket parlamentar. Kur kjo u arrit heren e fundit ne kemi qene te kenaqur qe te dyja partite e medha politike rane dakord per te bere se bashku nje kod zgjedhor. Duhet qe te gjitha partite qe jane ne Parlament te bien dakord per te ngritur nje komision parlamentar dhe per te diskutuar per nje ligj te ri elektoral sipas rekomandimeve te OSBE-se. Ai duhet te reflektoje te te gjitha verejtjet e te jete me i mire se ky qe eshte tani - tha Pak. Parlamenti Evropian kerkon qe puna per reformen elektorale te filloje sa me shpejt. Ne muajin dhjetor Bashkimi Evropian do te kete mbledhjen e radhes dhe politika shqiptare ka me shume se nje muaj kohe per te gjetur gjuhen e perbashket per ndryshimin e ligjit aktual zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›