Kongresi i PS-së reagon nënkryetarja e PD, Topalli: Rama organizoi plenumin e regjimit komunist në kohët moderne
Mbledhja e Kongresit të Partisë Socialiste, është konsideruar nga nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, si plenumet e regjimit të kaluar komunist Kryetarja e Kuvendit Topalli tha sot përmes një deklarate për shtyp se fjalimi i kreut socialist mbajtur në kongresin e Partisë Socialiste, ishin si thirrjet e komunistëve në plenumin e Beratit. Topalli e ka cilësuar Kongresin e PS-së si kongresin e etërve dhe bijëve të bllokut duke shtuar se dikur etërit e përfaqësuesve socialistë rrinin mbyllur në bunker ndërsa sot bijtë e tyre qëndrojnë të mbyllur në kuti. Sipas saj kongresi i Partisë Socialiste nuk ka asnjë lloj ndryshimi me 20 vjet më parë kur organizoheshin pleniumet e regjimit komunist.
...